Shënim: Me këto që na dëgjojnë veshët, nga mund të nisë vallë dekriminalizimi?

Para disa kohësh(javësh), partitë kryesore parlamentare arritën marrëveshjen që i dha fund bojkotit të opozitës. Kushti kryesor ishtë dakordësia për dekriminalizmin e parlamentit, çka nënkupton se në Parlament, ka njerëz që vijnë nga bota e krimit. Është pothuajse e sigurtë se askush nuk besoi se me këtë marrëveshje do të niste dekriminalizimi, pasi sipas gjasave, janë shumë të paktë në Shqipëri, ata që mendojnë se klasa politike shqiptare ka ndonjë grimë serioziteti. Apo lirie...Vijimësia e deklaratave dhe ngjarjeve e provojnë padobinë publike, edhe formale, të asaj marrëveshjeje. Socialistët kanë “gjurmuar” vetëm një njeri me rekorde kriminale: Arben Ristanin. Por kjo as nuk vlen më si alibi. Më "interesant" ishte propozimi i dikujt prej tyre që kërkonte të përfshinte Berishën dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, në procesin e dekriminalizimit, duke marrë si bazë, përfshirjen e tyre në ngjarjet e 21 janarit. Pala tjetër, opozita, është dëshmuar sa kreative, aq edhe këmbëngulëse në përdorimin politik të ngjarjeve. Ta zëmë, atentati që vuri në qendër të vëmendjes Emiljano Shullazin, u shfrytëzua për të dalë me tezën se ky person mbrohet nga lart, nga qeveria, konkretisht nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri. Sot “Rilindja Demokratike”, shkruante se dy të arrestuarit e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Shullazit, kanë marrë si masë sigurie vetëm 20 ditë burg. Dhe kjo sepse policia nuk kishte asnjë provë, por i arrestoi, sipas “RD”, me urdhër të Shullazit. Sërish sot, Kastriot Islami, ish-drejtues i lartë i PS-së, hidhte idenë se për deputetët do bërë testi i drogës, apo se vendimmarrja e kësaj mazhorance, oligarkike sipas tij, duhet zhvlerësuar. Propozime që flasin vetë se çfarë synojnë.
Gjithë ky pështjellim i organizuar thjesht sa e bën të pamendueshëm dekriminalizimin, sa kohë kjo mungesë serioziteti dhe ky inflacion akuzash politike, e zhbën çdo vlerë formale të marrëveshjes; në mënyrë “vetvrasëse” ai delegjitimon edhe grimcat e mbetura në besimin ndaj kësaj klase politike. Dhe duhet nënvizuar se kur askush nuk të beson premtimet(që nuk i besojnë as vetë) do të të dëgjojnë akuzat, ndryshe të palarat që po i nxjerrin sheshit, duke ofruar për ironi, të vetmin spektakël që mund të pranohet se edhe përcjell ndonjë të vërtetë.
s.zaimi
Comments
Zaim, Si shume noton ne lajme
<p>Zaim,</p><p>Si shume noton ne lajme te dites. Une e kuptoj dekriminalizimin si hap te pare hartimin e nje ligji, sipas standardeve evropiane se kush duhet te quhet i kriminalizuar. Kjo do te behet me ndermjetesine e Komisionit te Venecies. Pas kesaj do behet ballafaqimi i cdo politikani me nenet e ketij ligji. Cdo gje tjeter eshte per konsum te brendshem dhe pa vlere.</p>
Add new comment