Arkiv-Lajme
Familja e vajzës nuk pranon “kandidatin”, ky vret 22 vjeçaren dhe plagos të vëllanë
Mospranimi i lidhjes është baraz me plumba. Një ngjarje e ngjashme me atë të Vlorës ditën e parë të vitit, ka ndodhur dje në Kuçovë. Vëlla e motër me mbiemër Demaj qëllohen me armë në shtëpinë e tyre e si pasojë, vajza, Denisa Demaj, 22 vjeçe, ndërron jetë menjëherë, kurse vëllai i saj mbetet i plagosur rëndë. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes Klaus Sakolli, 29 vjeç nga qyteti i Beratit. “News 24” njofton se shkak i vrasjes ishte mospranimi i lidhjes dashurore nga familja e vajzës.
Largimet masive nga Kosova, Jahjaga mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim: “Të gjejmë zgjidhje adekuate”
“Ora News” bën me dije se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar për largimet masive ilegale të regjistruara kohët e fundit në Kosovë. Në një publikim që ka bërë Presidentja në rrjetin social facebook, thonë të njëjtat burime, por edhe përmes email-adresës zyrtare të presidencës, thuhet se Jahjaga e ka ftuar këtë këshill për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohen.
Kopertina e parë e "Charlie Hebdo" pas masakrës, Muhamedi a.s me “Je Suis Charlie”
Agjencia e lajmeve “Ansa” boton kopertinën e parë pas masakrës së të mërkurës në redaksinë e satirikes franceze, “Charlie Hebdo”. Mbi kopertinë thuhet: “Tout est pardonné” (E gjitha është falur) shoqëruar me karikaturën e profetit Muhamed a.s me lot, i cili mban varur mesazhin “Je Suis Charlie” (Unë jam Çarli). (E gjitha është falur). 12 persona mbetën të vrarë në sulmin ndaj redaksisë “Charlie Hebdo” ku vdiqën 8 gazetarë, dy policë e dy punonjës të tjerë.
l.v
102- vjetori i Policisë së Shtetit, Didi: “Do të punojmë më me ndershmëri për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore”
Policia e Shtetit feston sot 102-vjetorin e krijimit. “Balkanweb” zbardh pjesë nga fjala e kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Në një ceremoni të veçantë, bën me dije kjo e përditshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi shprehu mirënjohjen për ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa premtoi punë të përbashkët të të gjitha forcave për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet. Kreu i policisë thonë të njëjtat burime, nënvizoi se në të gjitha qarqet po zhvillohen ceremoni paralele me këtë rast.
Vehbiu ngre zërin kundër keqpërdorimit që u bëhet shkrimeve të tij; dhe kundër gojëprishurve në web; Elvira Dones solidarizohet me të
Në një shënim të shkurtër në blogun e vet Peizashe të Fjalës, Ardian Vehbiu qortonte trajtimin që media i kish bërë reklamimit të harmonisë shqiptare në rrugët e Parisit (e quante të pahijshme "paradën e tolerancës" atje). Për këtë mund të lexoni në linkun http://peizazhe.com/2015/01/11/karnavalet-e-parisit/.
“Belaja me ekonominë greke”, Artan Fuga: “Dalja e Greqisë nga Euro...mund të sjellë krizë të sistemit bankar dhe buxheteve publike në Shqipëri”
Artan Fuga ka postuar sot në profilin e vet në rrjetin “Facebook” një analizë që merret me pasojat e mundshme të një daljeje të Greqisë nga Euro dhe rikthimit të dhrahmisë. Analiza(që titullohet: “Ç’na gjeti belaja me ekonominë greke”) që mbyllet me një parashikim, ka rëndësi ndër të tjera, edhe sepse askush deri më tani, nuk është marrë me këtë çështje. As nga qeveria, as nga opozita, as nga njerëz të fushës. Po çfarë konkludon profesor Fuga?
Cristiano Ronaldo është fitues i Topit të Artë për vitin 2014, lë pas Mesin dhe Manuel Nojerin
Ashtu siç pritej, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është fitues i Topit të Artë për vitin 2014. Portugezi ka lënë prapa vetes portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Ky ishte dhe çmimi i dytë radhazi për Ronaldon dhe i tretë në karrierën. Ai është vetëm një 'hap' larg barazimit të rekordit të Messit, i cili ka arritur të fitojë Topin e Artë plot katër herë.
a.k
Ministri i Brendshëm i Spanjës deklaron se do të kërkohet rivendosja e kontrollit mes vendeve të Shengen. Arsye, kërcënimi islamik
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernandez Diaz, ka deklaruar në një intervistë për “El Pais” se Madridi zyrtar do të kërkojë vendosjen e kontrolleve ndërkufitare mes vendeve Shengen, edhe pse kjo gjë, dikton rishikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Arst që ministri spanjoll jep, janë kërcënimi që mund të vijë nga xhihadistë të ndryshëm që hyjnë nga Lindja e Mesme drejt Europës. Ka mjaftuar pra një atentat në qendër të Parisit, që vende të Europës të mendojnë rishikimin e asaj që konstituon sot një nga arritjet kryesore të BE-së.
Peruxhia, një grup të huajsh përdhos shenjtoren Mari. Peshkopi: “Nuk është akt i urrejtjes fetare”
Nisur nga situata e rëndë dhe dramatike e sulmeve në Francë, çfarëdolloj situate e bazuar mbi fenë ngre problematikën e radhës. Sipas agjencisë mediatike ilgiornale.it, në Peruxhia të Italisë, një grup emigrantësh në gjendje të dehur kanë përdhosur statujën e Virgjëreshës Mari, duke urinuar sipër. Mirëpo për të zbutur gjendjen, Peshkopi i zonës ka bërë thirrje për të mos acaruar situatën duke paralajmëruar: “Ky nuk është një akt i urrejtjes fetare”. Në fakt, ilgiornale.it thotë se kjo përdhosje ka fyer ndjeshmërinë e të gjithëve në Peruxhia.
Nissan kërkon të hapë fabrikë në Ballkan, ka shanse edhe Shqipëria, por...
Siç njofton revista ekonomike Monitor, prodhuesi japonez i automjeteve Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, pasi po tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove. Drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend. Afërsia gjeografike dhe kostot e ulta të transportit nga Porti i Durrësit, janë avantazhe të mëdha.