102- vjetori i Policisë së Shtetit, Didi: “Do të punojmë më me ndershmëri për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore”

Postuar në 13 Janar, 2015 02:46

Policia e Shtetit feston sot 102-vjetorin e krijimit. “Balkanweb” zbardh pjesë nga fjala e kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Në një ceremoni të veçantë, bën me dije kjo e përditshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi shprehu mirënjohjen për ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa premtoi punë të përbashkët të të gjitha forcave për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet. Kreu i policisë thonë të njëjtat burime, nënvizoi se në të gjitha qarqet po zhvillohen ceremoni paralele me këtë rast. “Ne do të punojmë me përkushtim për t’ju shërbyer qytetareve, për punonjësit e policisë do ketë trajtim të barabartë dhe kualifikime, do zbatojmë standardet e komunikimit, llogaridhënie me punonjësit dhe qytetarët”, tha Didi. Sipas tij, motoja e Policisë së Shtetit sot është “Së bashku për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet”. Didi më tej u shpreh garancisë së “Policia e Shtetit do punojë e “veshur” më me ndershmëri, do plotësojë Kushtetutën dhe ligjin, do përmbushë detyrat e ngarkuara në bashkëpunim me komunitetin”.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/102-vjetori-i-policise-se-shtetit-didi-se-bashku-per-nje-mjedis-te-sigurt-dhe-jete-cilesore/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.