Familja e vajzës nuk pranon “kandidatin”, ky vret 22 vjeçaren dhe plagos të vëllanë

Mospranimi i lidhjes është baraz me plumba. Një ngjarje e ngjashme me atë të Vlorës ditën e parë të vitit, ka ndodhur dje në Kuçovë. Vëlla e motër me mbiemër Demaj qëllohen me armë në shtëpinë e tyre e si pasojë, vajza, Denisa Demaj, 22 vjeçe, ndërron jetë menjëherë, kurse vëllai i saj mbetet i plagosur rëndë. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes Klaus Sakolli, 29 vjeç nga qyteti i Beratit. “News 24” njofton se shkak i vrasjes ishte mospranimi i lidhjes dashurore nga familja e vajzës. Sakolli pretendonte se ishte i dashuruar me 22-vjeçaren dhe ka shkuar në familjen e saj për ta sqaruar për marrëdhënien e tyre.
Duket se prindërit nuk kanë qënë dakord me të dhe pas debateve me zë të lartë, siç kanë treguar fqinjët, ka qëlluar me armë në drejtim të vajzës dhe vëllait të saj. Autori është larguar me makinë, por policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar.
a.k
Add new comment