Arkiv-Lajme

Xhepa: "Absurde që institucionet publike të mos kenë paguar sigurimet shoqërore. Të ndëshkohen ata që e kanë bërë si krim, nëse nuk është lojë politike"

Postuar në 13 Janar, 2015 12:06

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa e quan absurd faktin që institucionet publike të mos kenë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit. Në një prononcim për ResPublica ai thotë se kalimi i borderove të pagave përmes thesarit praktikisht nuk lejon asnjë mundësi që kontributet të mos paguhen.

“Është absurde që institucionet publike të mos kenë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, pasi borderotë e pagave shkojnë në thesar me të gjitha kolonat përkatëse të kontributeve dhe nuk është e mundur  që ato të mos paguhen”

Nikoliç kërkon ndalimin e fluturimeve ajrore mbi zonën ku kalon fundjavat. Fobi nga droni?

Postuar në 13 Janar, 2015 12:00

Presidenti serb Tomisllav Nikoliç i ka kërkuar ministrisë së Brendshme të ndalojë fluturimet e çdo mjeti ajror mbi fshatin ku ai kalon shpesh fundjavat, me pretekstin se e shqetësojnë por edhe “i cënojnë sigurisë”, shkruan beogradasja “Blic”. Duket se fobia e Nikoliçit ndaj të papriturave nga ajri është forcuar pas ngjarjes së dronit në stadiumin “Partizan” të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

a.k

Ikja masive nga Kosova, eksperti Zuzaku shkruan se për 20 mijë të larguar kanë dalë nga vendi 17 milionë euro

Postuar në 13 Janar, 2015 11:04

“Po more rrugën për te ndonjë kafiteri në cilin do qytet të Kosovës, tema kryesore është, si të gjejmë rrugën për në perëndim. Rininë e Kosovës sikur i ka kapluar një depresion dhe një zhgënjim që në Kosovë nuk ka më perspektivë”. Këto shkruan sot në “Zëri”, Agim Zuzaku, ekspert i menaxhimit, i cili ka bërë një përllogaritje të kostove të kësaj ikjeje masive, në ndryshim nga “analizat” në Shqipëri, që shohin tek ikja, skenarë destabilizues dhe jo shfaqje të dëshpërimit ndaj situatës, Zuzaku, e konsideron dukurinë shqetësuese për të ardhmen e Kosovës.

Kërcënimet ndaj Europës/ Zhizhek më tetor 2014: “Sarajeva, qyteti me më shumë hebrej, sepse myslimanët i toleronin. Rrezik edhe nga fondamentalizmi kristian”

Postuar në 13 Janar, 2015 10:44

Në 8 tetor 2014, gazeta britanike “The Guardian” botonte një diskutim(ëebchat) të filozofit slloven Sllavoj Zhizhek me lexues të ndryshëm. Pyetja e fundit kishte të bënte me të ashtuquajturin kërcënim islamik ndaj Europës. “Cili është opinioni juaj për natyrën e “kërcënimit” islamik ndaj shoqërive perëndimore...Kurani dhe shumica e Islamit duket se mbështet censurën dhe ekzekutimin e karikaturistëve danezë si dhe dënimin me vdekje për “apostazinë”. Është thënë se Islami “është burimi kryesor për idetë e këqija”. A bini dakord me këtë deklaratë”, ishte pyetja.

Braktisen radhët talebane për të formuar njësi të ISIS-it? Faktet e para në Afganistan

Postuar në 13 Janar, 2015 09:50

Kush e mendonte se do vinte një kohë që talebanët do dukeshin të moderuar, dhe rradhët e tij do braktiseshin për të mbushur një formacion akoma më radikal. Për shembull, ISIS. Duket se kanë nisur të shfaqen dëshmitë e para të përpjekjeve për të rekrutuar luftëtarë në Afganistan për të ashtuquajturin Shtet Islamik. Një ish-komandant i talebanëve në provincën e Helmandit, Mullah Abdul Rauf, ka deklaruar se tani është pjesëtar i ISIS-it.

Shënim: Solidaritet, konformizëm, apo marketing politik me ngjarjet e Francës? Në librin e ngushëllimeve, vetëm 250 nënshkrime...

Postuar në 13 Janar, 2015 08:25

Ngjarjet në Francë si në gjithë Europën, edhe në Shqipëri u përcollën gjerësisht nga mediat, të cilat transmetuan kronikat standarde me protagonistë politikanët. Iu bë jehonë pranisë së delegacionit shqiptar në marshimin e paqes në Paris e në veçanti parakalimit të klerikëve shqiptarë në rrugët e kryeqytetit francez.

Renzi, fjala përmbyllëse e presidencës së BE-së: Europa s’bën dot pa Shqipërinë dhe fqinjët e saj. Rama e falenderon

Postuar në 13 Janar, 2015 07:40

Kryeministri italian Matteo Renzi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian ne Strasburg, në mbyllje të presidencës 6-mujore të Italisë për BE. Ai ka shprehur qëndrimin e tij pro integrimit të Shqipërisë dhe vendeve te tjera te Ballkanit në Bashkimin Europian. “Europa nuk mund të bëjë dot pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika e pasiguria. Në të kundërt, do të mbetemi në fund të botës që ndryshon me ritme të shpejta”, tha Renzi.

Braçe kërkon përfshirjen e Berisha-Bashës në ligjin e dekriminalizimit. Ndryshe, nuk e voton

Postuar në 13 Janar, 2015 07:33

Nëse nuk përfshihen aty edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha, deputeti socialist Erion Braçe thotë se nuk do ta votojë ligjin për dekriminalizimin në Kuvend. Sipas tij, ata janë përgjegjës për vrasjet e ndodhura më 21 janar dhe për këtë arsye nuk duhet të jenë më pjesë e politikës. “A është krimi më i rëndë që mund të ndodhë në një vend, vrasja e kryer nga kryeministri, ministri i Brendshëm, komandanti i Gardës, drejtuesi i Komandos së Gardës?! Kudo, natyrisht që po, ky është!!

Kryebashkiaku i Roterdamit: “Kujt nuk i pëlqen Perëndimi, të bëjë gati valixhet e të ikë”. Boris Johnson i Londrës e përshëndet

Postuar në 13 Janar, 2015 07:13

“Myslimanët që nuk pëlqejnë lirinë e perëndimit, mund të bëjnë valixhet gati dhe të ikin”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Roterdamit, Ahmet Aboutaleb, i cili ka origjinë marokene. Ai i bëri këto deklarata më një intervistë televizive, menjëherë pas sulmit në redaksinë e revistës “Charlie Hebdot”, duke shtuar madje se: “Zhdukuni nga Hollanda nëse nuk e gjen veten këtu”, apo “nëse nuk të pëlqen këtu, sepse disa humoristë që ti nuk i pëlqen po bëjnë një gazetë, atëherë mund të të them: ik q...”.

Posta, OSHEE-ja, paratë e pagesës së dritave nuk gjenden. Lazimi, “gjithçka ka ndodhur në 2006-2013”

Postuar në 13 Janar, 2015 03:48

Kanë paguar energjinë në postë, rezultojnë debitorë. Një tjetër konflikt me përmasat e një skandali po “konsumohet” këto ditë mes Postës Shqiptare dhe OSHEE-së, ish CEZ. Me qindra qytetarë janë ankuar, ndërsa Posta dhe OSHEE përpiqen të kuptojnë çfarë ka ndodhur. Drejtori i Postës, Majlind Lazimi, thotë për Shqip se nuk do të tolerohet askush, shumë punonjës janë dërguar për ndjekje penale si edhe janë ngritur padi civile ndaj atyre që kanë shkaktuar dëme ndaj qytetarëve. Sipas Lazimit, abuzimet me detyrën janë bërë gjatë viteve 2006-2013 dhe vetëm gjatë vitit të fundit janë evidentuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme