Braktisen radhët talebane për të formuar njësi të ISIS-it? Faktet e para në Afganistan

Kush e mendonte se do vinte një kohë që talebanët do dukeshin të moderuar, dhe rradhët e tij do braktiseshin për të mbushur një formacion akoma më radikal. Për shembull, ISIS. Duket se kanë nisur të shfaqen dëshmitë e para të përpjekjeve për të rekrutuar luftëtarë në Afganistan për të ashtuquajturin Shtet Islamik. Një ish-komandant i talebanëve në provincën e Helmandit, Mullah Abdul Rauf, ka deklaruar se tani është pjesëtar i ISIS-it. Madje, siç ka deklaruar për BBC një “dijetar” nga distrikti i Sanginit, grupi i ri ka luftuar kundër talebanëve pasi ka zëvendësuar flamujt e bardhë të talebanëve me flamujt e zinj të ISIS-it, dhe rreth 20 njerëz nga të dyja anët janë vrarë apo plagosur.
Zëvendëskomandanti i njësitit përgjegjës për zonën në fjalë i ushtrisë afgane, gjenerali Mahmood, ka konfirmuar se ka marrë raportime për grupin e ri gjatë ditëve të fundit. Ai ka thënë se ata po përpiqen të fitojnë mbështetje për kauzën e ISIS-it, dhe se janë “të gatshëm për të luftuar”. Udhëheqësi i lëvizjes së re, Mullah Abdul Rauf, ka qenë komandant i lartë i talebanëve, i cili ka kaluar gjashtë vjet në burgun e Guantanamos.
a.k
Add new comment