Braçe kërkon përfshirjen e Berisha-Bashës në ligjin e dekriminalizimit. Ndryshe, nuk e voton

Nëse nuk përfshihen aty edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha, deputeti socialist Erion Braçe thotë se nuk do ta votojë ligjin për dekriminalizimin në Kuvend. Sipas tij, ata janë përgjegjës për vrasjet e ndodhura më 21 janar dhe për këtë arsye nuk duhet të jenë më pjesë e politikës. “A është krimi më i rëndë që mund të ndodhë në një vend, vrasja e kryer nga kryeministri, ministri i Brendshëm, komandanti i Gardës, drejtuesi i Komandos së Gardës?! Kudo, natyrisht që po, ky është!! 4 vite më parë në këtë vend, mu në Bulevardin e vetëm të këtij vendi, para selisë së Kryeministrit, me urdhër të tij të pranuar botërisht;
Janë pushkatuar me armë të Qeverisë 4 qytetarë shqiptarë tërësisht të pafajshëm, por kundërshtarë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij!!
Ai kryeministër është në Kuvend, ai minister i Brendshëm është në politike dhe kryetar i partisë më të madhe të opozitës, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit njëherësh.
Tani kam një pyetje: a do dekriminalizohet politika dhe Kuvendi nga këta të dy apo jo? Nga pergjigja varet vota ime për një ligj që po hartojnë vartësit e këtyre të dyve!!“, thotë Braçe.
a.k
Comments
Po te beni kete

Po te beni kete hallall

Drejtesia e korruptuar nuk ka per te vene drejtesi

Ckriminalizimi i politikes me ligj duhet bere

Nje formulim i tille: "kush ka perdorur pushtetin per vrasjen e te pafajshemve nuk mund te jete deputet"

Bravo Brace

Politika nuk behet kaq e

Politika nuk behet kaq e shpifur, o Labdosh...

Erionet keshtu kane leverdi te flasin, ndaj quhen pusht-et-ror, por une e ti, Lavdosh duhet te dyshojme.

Nen komunizem, na e ndaluan te drejten per te folur, pastaj per te dyshuar dhe me ne fund as per te menduar nuk na lejonin me!

Keta qe erdhen (ne Dhjetorin qe vjen pas Nentorit te Kuq) edhe keta nga andej e nisen: kerkuan (ne emrin tone, se keshtu behen

gjerat, o Lavdosh, Ne Emrin Tone!) vetem liri mendimi, pastaj u pa qe ishte e kote talllese kjo (se te burgosurit politike ishin ne

burgje akoma), shtuan edhe liri fjale, pastaj liri Partie Tjeter vec asaj te kuqes fare, Partise se Punes (Kamunistes, de!).

Erjoni i shkrete mbase s'e dinte lojen, por komunistet e zgjodhen Berjoshen (sic ky zgjodhi Lulin- e di qe ketu bje dakord edhe ti

edhe Erjonet e Edit bjen dakord deri ketu!).

Me tej ndahemi: ata qe kane vuajtur nga komunizma (dhe ketu une besoj se jane me shume se 90 perqind e shqiptareve), pra

jo vetem ish te burgosurit, ish pronaret, ish intelektualet, ish qytetaret, ish njerezit e lire, ata te kenduarit e te aresimuarit,

por te gjithe ata qe e pane dhe e kuptuan se cfare mjerimi e marrezie ishte Shqiperia e vitit 1990, qe e dorezoi me Proces

Verbal komunizmi, tere keta, besoj une, do duhet te kerkonin "Te ikin nga pushteti tere komunistet!".

Nuk di pse Erjonet buk njene ne nje mendje per kete, kurse per ty besoj se je ne nje ide me sa u perpoqa te shkoqisja me siper...

Më se e drejtë të gjithë ata

Më se e drejtë të gjithë ata që kanë futur duar aty ku nuk ju takon të zhduken një herë e përgjithmon nga postet drejtuse dhu tu jepet drejtësisë

Add new comment