Arkiv-Lajme
Eksportet greke në Shqipëri ulen me 24 përqind në 10 mujorin e fundit të vitit 2014
Ekonomia greke ka treguar shenja lodhjeje në periudhën e fundit të vitit 2014. Të dhënat e Eurostat flasin për një ulje të ndjeshme të eksporteve greke në vendet e Eurozonës dhe ekonomitë e vendeve fqinje. Eksportet greke kanë shënuar një rënie me rreth 3.2 për qind në raport me ekonomitë e vendeve të Eurozonës, ndërsa eksportet me Shqipërinë kanë shënuar një rënie me 24.5 për qind.
Në total eksportet greke për periudhën Janar-Tetor 2014 kapën shifrën e 22.5 miliardë eurove, duke e renditur Greqinë në vendin e 13 për nivelin e eksporteve në Eurozonë.
Reagon Shoqata e Bashkive: Lejet e ndërtimit mbeten të bllokuara. Qeveria nuk ka miratuar aktet nënligjore të ligjit për urbanistikën
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë teksa përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për pezullimin e lejeve zhvillimore në njësitë e qeverisjes vendore thotë se ky vendim nuk e zhbllokon situatën.
Sipas kësaj shoqate lejet zhvilimore mbeten ende të bllokuara pasi qeveria vazhdon të mos plotësojë aktet nënligjore në ligjin e ri për urbanistikën, i cili ka hyrë në fuqi që nga 1 tetori i vitit 2014, duke pamundësuar në këtë mënyrë zbatimin e ligjit.
Kontributet e papaguara, ish- kryeministri thotë se 200 mijë rekordet i përkasin qeverisë aktuale. “Nuk janë mospagesa, por prishja e serverit të tatimeve, pengoi dërgimin në ISSH”
U fol këto ditë nga kryeministri se një pjesë e institucioneve shtetërore, krahas subjekteve private, nuk kishin derdhur kontributet për nëpunësit dhe punonjës të tyre. Opozita reagoi se kjo gjë është e pamundur, pasi ky është një rregull që nis që nga thesari. Një situatë gjithsesi e paqartë, aq më tepër që kryeministri foli për kallëzime penale. Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka nërë një sqarim të vetin, që në dritën e mosbesimit total që sundon aktualisht, nuk dihet sesa mund gë zërë vend.
Perceptimi për shqipen e ambasadorit amerikan - Shkullaku: “E ka nisur shqiptarçe”. Minxhozi: “Problem a do të na kuptojë mentalitetin”. Lela: “Vjen me amerikanizëm”
Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka ditur të tërheqë vëmendjen e mediave që ditën e parë të mbërritjes në Shqipëri. Përtej faktit se roli faktik i ambasadorit të SHBA-së në Tiranë është gati vendimmarrës, Lu ka hyrë në qendër të skenës edhe për faktin se ka folur shqip, ose ka dëshmuar për të gjithë se kemi një ambasador që ka mundësi të komunikojë “pa ndërmjetësim” me shqiptarët. Një zgjedhje thjesht personale, por që përftohet si mesazh me natyrë politike.
Papa flet për masakrën në “Charlie Hebdot”: “Të vrasësh në emër të Zotit, nuk është njerëzore, por edhe me besimin e tjetrit nuk mund të tallesh”
Papa Françesku ka folur sot për atentatin e Parisit. Ai ka deklaruar se të vrasësh në emër një besimi, të Zotit, nuk është njerëzore, por edhe të fyesh fenë e tjetrit, besimin, nuk mund të jetë normale. “Ka një kufi. Çdo besim ka dinjitetin e vet. Unë nuk mund të tallem me një besim që respekton jetën e njëriut dhe personalitetin e tij”, tha Papa gjatë udhëtimit për në Filipine. Kështu Papa ka tërhequr vëmendjen edhe te ana tjetër e asaj që do të nisë të trajtohet kur të emocionet të kenë rënë.
Shtyhet sërish ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit. Shkak koha e ftohtë “që nuk lejon mbajtjen e një ceremonie madhështore”
Isa Boletini nuk do të rivarroset më 16 janar siç ishte paralajmëruar, por më 30 qershor. Këshilli Organizativ që merret me rivarrimin e eshtrave të Boletinit, që drejtohet nga ministri për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli, ka lëshuar një deklaratë që sqaron pse kjo ceremoni do të shtyhet sërish. “Është vlerësuar se kushtet e tilla(klimaterike)nuk do të lejonin organizimin dhe mbajtjen e një ceremonie madhështore, çfarë e meriton heroi ynë kombëtar Isa Boletini”, thuhet në komunikatë. Do të jetë qeveria e Kosovës që do të vendosë për propozimin e datës 30 qershor.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e datës 22 gusht të KKT-së që ndalonte lejet e ndërtimit deri në zgjedhjet lokale
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot vendimin e datës 22 gusht 2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit që parashikonte harmonizimin e instrumentave të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale. Thënë ndryshe vendimi ndalonte dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjithë territorin deri në zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Vendimi u ankimua në Gj.K nga Shoqata e Bashkive të Shqipërië dhe “është pranuar pjesërisht”.
Salman Rushdie: "Liria e shprehjes nuk mund të diskutohet"
Shkrimtari Salman Rushdie ka qenë i ftuar në Universitetin e Vermontit në Burlington, dhe aty ka patur rast të flasë për masakrën e kryer në 'Charlie Hebdo'. Dhe njeriu me fatwa pas shpine qysh prej vitit 1999 nuk ka befasuar me ato që ka thënë: "Tradita satirike franceze ka qenë prore e fortë dhe pickuese; dhe e tillë është ende; gjëja për të cilën më vjen keq është që miqtë tanë, që gjetën vdekjen ne redaksinë e tyre për po atë shkak që unë jam dënuar me vdekje, janë nëpërkëmbur e poshtëruar më pas nga ca e ca, duke i quajtur racistë".
"RD” shkruan se vendimet e Kolegjit Zgjedhor për hartën administrative janë nul. “I hedhin benzinë zjarrit, duke e çuar vendin drejt destabilizimit”
Në gazetën e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” është publikuar sot, datë 15 janar 2015(ora 04:03) një reagim kundër vendimit të Kolegjit Zgjedhor për çështjen e hartës së re administrative. Vendim i cili rrëzonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e referendumeve në 103 njësi vendore.
Rritje me 70% të shitjes së apartamenteve për fundvitin 2014. “Monitor” shkruan se arsye është shmangia nga taksa e re mbi kalimin e pronësisë
“Monitor” shkruan se shitjet e apartamenteve për tre muajt e fundit të viti që lamë pas u rrit deri në masën 70%, kjo referuar të dhënave të disa agmencive që operojnë nëkëtë treg. Shpjegimi për këtë grafik të pazakontë lidhet me rritjen e taksës së pronës nga 10% në 15%, duke diktuar të njëjtën dikuri si në rastin e rritjes së akcizës që çoi në rritje të pazakontë të importeve. Rrjedhimisht, revista në fjalë parashikon që kjo lëvizje në treg të çojë në ulje të numrit të shitjeve për këtë vit.
s.z