Kontributet e papaguara, ish- kryeministri thotë se 200 mijë rekordet i përkasin qeverisë aktuale. “Nuk janë mospagesa, por prishja e serverit të tatimeve, pengoi dërgimin në ISSH”

Postuar në 15 Janar, 2015 12:37

U fol këto ditë nga kryeministri se një pjesë e institucioneve shtetërore, krahas subjekteve private, nuk kishin derdhur kontributet për nëpunësit dhe punonjës të tyre. Opozita reagoi se kjo gjë është e pamundur, pasi ky është një rregull që nis që nga thesari. Një situatë gjithsesi e paqartë, aq më tepër që kryeministri foli për kallëzime penale. Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka nërë një sqarim të vetin, që në dritën e mosbesimit total që sundon aktualisht, nuk dihet sesa mund gë zërë vend. “Duhet të jesh i sëmurë mendërisht ose të mos kuptosh asgjë si funksionon buxheti i shtetit dhe thesari për të bërë një deklaratë të tillë…Ai nuk kupton se 200 mijë rekordet që bën fjalë, janë të gjitha të qeverisë së tij. Por ato nuk janë dhe nuk mund të jenë mospagesa, por për shkak të prishjes së serverit tatimor, organet tatimore nuk i kanë dërguar dot në Institutin e Sigurimeve Shoqërore”, shkruan Berisha në “Facebook”. Të jetë kështu vallë?!
s.z

Comments

Submitted by Homer (not verified) on

<p>Po mirë kush e fshiu serverin,kush i fshiu të dhënat e katër viteve të fundit për deklarimet dhe detyrimet e bizneseve në gjithë vendin.KUSH? Kush ishte ne qeveri 4 vitet e fundit?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.