Reagon Shoqata e Bashkive: Lejet e ndërtimit mbeten të bllokuara. Qeveria nuk ka miratuar aktet nënligjore të ligjit për urbanistikën

Postuar në 15 Janar, 2015 13:20

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë  teksa përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për pezullimin e lejeve zhvillimore në njësitë e qeverisjes vendore thotë se ky vendim nuk e zhbllokon situatën.

Sipas kësaj shoqate lejet zhvilimore  mbeten ende të bllokuara pasi qeveria vazhdon të mos  plotësojë aktet nënligjore  në ligjin  e ri për urbanistikën, i cili  ka hyrë në fuqi që nga 1 tetori i vitit 2014,  duke pamundësuar në këtë mënyrë zbatimin e ligjit.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i bën thirrje kryeministrit të përmbushë detyrimet ligjore dhe kushtetuese dhe të ndalë praktikat antiligjore dhe antikushtetuese të shkeljes dhe dhunimit të autonomisë vendore.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.