"RD” shkruan se vendimet e Kolegjit Zgjedhor për hartën administrative janë nul. “I hedhin benzinë zjarrit, duke e çuar vendin drejt destabilizimit”

Postuar në 15 Janar, 2015 07:47

Në gazetën e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” është publikuar sot, datë 15 janar 2015(ora 04:03) një reagim kundër vendimit të Kolegjit Zgjedhor për çështjen e hartës së re administrative. Vendim i cili rrëzonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e referendumeve në 103 njësi vendore. Shkrimi shoqërohet me një hartë të ndarjes administrative të propozuar nga “Co Plan”, që e ndan Shqipërinë në katër rajone me përpjetueshmëri territori dhe popullsie, por edhe marrëdhëniesh të brendshme, kohezioni, tradite etij..Me rëndësi është paralajmërimi që jepet në këtë reagim, për një destabilizim të situatës, nëse e drejta për referendum mohohet nga gjykata që sipas “RD” janë të kapura nga bandat. “Askush nuk mund të hedhë poshtë ato qindra mijëra firma të shqiptarëve që kërkojnë të vendosin vetë për hartën elektorale. Të gjitha ato vendime janë nul dhe vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit, duke e çuar vendin drejt destabilizimit. Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KQZ-së për zhvillimin e referendumit kundër refoirmës territoriale në 103 njësi vendore duke ju nënshtruar një urdhri politik të PS dhe duke i hequr popullit të drejtën më elementare, atë të shprehjes përmes votës të mendimit të tij”, thuhet në reagim. E paqartë mbetet se çfarë do të bëjë më tej PD-ja në kushtet kur ka një vendim për këtë çështje dhe më tej, një pikëpyetje shtrohet nëse kjo ngritje e toneve lidhet me lojën politike për të negociuar mbajtjen e shumicës dhe të drejtimit të KQZ-së.
http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_cont...
s.z

Comments

Submitted by Homer (not verified) on

<p>RD 300 kopie shtyp,as 100 nuk i shiten,sot i keni bere nder se ja paskeni blere nje kopie!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.