Papa flet për masakrën në “Charlie Hebdot”: “Të vrasësh në emër të Zotit, nuk është njerëzore, por edhe me besimin e tjetrit nuk mund të tallesh”

Postuar në 15 Janar, 2015 11:05

Papa Françesku ka folur sot për atentatin e Parisit. Ai ka deklaruar se të vrasësh në emër një besimi, të Zotit, nuk është njerëzore, por edhe të fyesh fenë e tjetrit, besimin, nuk mund të jetë normale. “Ka një kufi. Çdo besim ka dinjitetin e vet. Unë nuk mund të tallem me një besim që respekton jetën e njëriut dhe personalitetin e tij”, tha Papa gjatë udhëtimit për në Filipine. Kështu Papa ka tërhequr vëmendjen edhe te ana tjetër e asaj që do të nisë të trajtohet kur të emocionet të kenë rënë. E që ka të bëjë me detyrimin për të mos fyer tjetrin, çka nuk ka pse të shihet medoemos si dorëzim i lirisë.
http://time.com/3668875/pope-francis-charlie-hebdo/
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.