Arkiv-Lajme
Publikohet foto e Harri Koka, shqiptari i arrestuar si bashkëpunëtor i terroristit grek, Kristodulos Ksiros
Policia greke ka bërë publike foton e shqiptarit të arrestuar, i akuzuar si bashkëpunëtor i terroristit grek,Kristodulos Ksiros. Korrespondentja e “Balkanweb” Anila Jole raporton se sipas policisë, shqiptari 39 vjeç quhet Harri Koka, por ai dispononte dokumente të rreme me emrin Theoharis. Shërbimi kundër terrorizmit i bën publike fotot pas arrestimit të Kristodulos Ksiros, njeriu më i kërkuar në Greqi vitin e fundit, dhe të bashkëpunëtorit të tij shqiptar, i cili siç mësohet, i kishte siguruar terroristit një shtëpi me qira, ku ai u fsheh gjatë një viti arrati nga burgu.
Dhjetor ‘90/ Gjinushi: “Mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Tani që nuk rezultoi, mendoj që ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, nuk i di”
Se çfarë ishte dhjetori ’90, kjo ka për të mbetur ndoshta për shumë kohë e paqartë, por që në ato ngjarje kishte dorën e vet regjimi, kjo me gjasë nuk mund të vihet në diskutim. Në këtë kontekst, intervista e Xhelil Gjonit ka trazuar jo pak ujëra. Reaguan pas saj disa dhjetoristë, por duke akuzuar Gjonin si “mbeturinë komuniste” dhe pa dhënë ndonjë argument që të përgënjeshtronin ato që ai tha. Sot në “Dita” publikohet një intervistë e Skëndër Gjinushit, i cili hedh të tjera dyshime.
Belgjika blindon objektet e rëndësisë së veçantë dhe lagjen hebreje. Ndalohet xhihadisti, rezident në Greqi, ndoshta kreu i rrjetit të terrorit
Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” ka bërë me dije se forcat e policisë belge gjatë një operacioni blic kanë ndaluar një shtesat me rezidencë greke. Sipas autoriteteve policore, ai dyshohet të jetë bashkëpunëtor i celulës xhihadiste zbuluar në Verviers, të Belgjikës të enjten e kaluar. Mediat belge sipas “Ansa” njoftuan sot se pas saj fshihet një mashkull 27-vjeçar i lagjes Molebeek, komunë e Brukselit, bastion i islamit në kryeqytetin belg. Abou Soussi është emri i tij, ku përpara se të vendosej në Greqi, kishte shkuar në Siri për të luftuar me formacionet e Isis.
Kokaina, avokati i Hoxhës: “Ermali ishte taksisti i dy kolumbianëve”.
Ka habitur me deklaratat e tij, avokati i nipit të Enver Hoxhës, Ermalit. “Balkanweb”zbardh intervistën për mediat të Asaf Hadëraj. Duke folur pas masës së sigurisë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Ermal Hoxhën, avokati Hadëraj ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke dhënë edhe shpjegimet e tij. Sipas Hadëraj: “Ermali ka shoqëruar dy kolumbianët që kishin ardhur në Tiranë për shkak të kushteve të tij ekonomike. Ai i ka shoqëruar si taksist. Ermal Hoxha nuk ka makinë të tij, është i papunë i pa shtëpi dhe me qira”.
Athina afrohet me Prishtinën. Ambasadorja Athanassiadou: ‘Në princip nuk e përjashtojmë njohjen’
Greqia nuk e përjashton njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Gazeta “Express” bën me dije se shefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou tha se shteti i saj ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk e përjashton një mundësi. “Në princip nuk e përjashtojmë njohjen”, tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB. Ajo tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibil.
Pas “solidaritetit”, pason cinizmi. Franca kërkon varrosjen në Algjeri të vëllezërve Kouachi. Kërkesa refuzohet: “Nuk kanë shtetësi algjeriane dhe nuk kanë shkelur në Algjeri”
Autoritetet franceze i kanë kërkuar Algjerisë që të varrosë dy vëllezërit Kouachi, Cherif dhe Said, në territorin e saj. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve, “Anadolu”, e cila i referohet një gazete algjeriane që përcjell tratativat mes Francës dhe Algjerisë. Kërkesa është refuzuar dhe ministri i Jashtëm algjerian, Ramtane Lamamra ka deklaruar se “vëllezërit Kouachi nuk kanë shkelur kurrë në Algjeri”. Kësaj i do shtuar edhe fakti se dy vëllezërit e dyshuar për kryerjen e vrasjeve në redaksinë e “Charlie Hebdo”, nuk kanë shetësi algjeriane.
Projektligji i ri, barrë hipotekore mbi shtëpitë apo bizneset e debitorëve të OSHEE-së
Gazeta “Shqip” raporton sot se qeveria ka iniciuar një projektligj që shtrëngon edhe më tej qytetarët për të paguar energjinë elektroke. Bëhet fjalë për vendosjen e barrës hipotekore, në rastet kur konsumtaroët kanë detyrime mbi 150 mijë lekë ndaj OSHEE-së. “E reja që sjell ligji është vendosja e barrës hipotekore.
Nishani kthen për rishqyrtim edhe ligjin për huamarrjen shtetërore. Cënon transparencën mbi borxhin, i jep pushtet mbi kuvendin ministrit të Financave
Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim në kuvend ligjin për huamarrjen shtetërore, i cili autorizon në mënyrë absolute Ministrin e Financave në marrjen e borxhit të huaj dhe atë të brendshëm. Presidenti thotë se në çdo rast të marrjes së borxhit të brendshëm apo të jashtëm, referuar kufirit, kushteve dhe mënyrës së marrjes së borxhit duhet të merret miratimi nga Kuvendi. Sipas tij në rastin konkret të ndryshimeve ligjore, jo vetëm nuk ekziston një përqasje me standardet ndërkombëtare siç pretendohet, por është prekur në mënyrë të qartë pushteti i Kuvendit i njohur në Kushtetutë.
Dorëheqja e shefit të shërbimit sekret të Kosovës, Jahjaga e Mustafa në takim urgjent për të gjetur kandidatin e ri
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafa kanë më pak se tri javë afat për ta gjetur njeriun i cili do ta udhëheq shërbimin e inteligjent të shtetit. Kjo urgjencë ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes së Bashkim Smakajt nga posti i drejtorit të AKI-së. Gazeta “Tribuna” shkruan se me Ligjin për AKI-në, është e përcaktuar që: “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.
Rikthehen shpërthimet e telekomanduara. Plagoset në atentat 40-vjeçari në Shkallnuer të Durrësit
Një automjet tip benz u hodh në erë paraditen e sotme në një rrugë dytësore në Shkallnuer të Durrësit.
Objektiv i atentatit ka qenë drejtuesi i automjetit, i cili mbeti i plagosur. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë në lëvizje dhe lënda eksplozive mendohet se është aktivizuar në distancë.
I plagosuri është 40 - vjeçari Ardian Trota, person me precedent penalë, i cili ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Durrësit. Këtij personi mësohet se i është bërë atentat edhe në qershor të vitit 2013 në Kukës.
l.m