Arkiv-Lajme
Alite, shqiptari i klanit Gambino, që u kthye kundër tyre për shkak të një dashurie
Gazetari Ruben Avxhiu rrëfen në Illyria Press për John Alite-n, shqiptari që ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite. Pas daljes nga burgu, ai ka bashkëpunuar me një gazetar për një libër që tregon historinë e jetës së tij dhe që është pritur me shumë interes, nga media në New York, për detajet e sekretet për Familjen Gambino, një realitet të cilin shumica e amerikanëve e njeh vetëm nga filma si “Godfather”.
Ulen me 10% pagesat për nënat e reja. Me ligjin e ri leje lindjeje përfitojnë edhe burrat
Skema e re e llogaritjes së pagesës për nënat e reja që ka hyrë në fuqi prej janarit të këtij viti ul me të paktën 10 përqind shumën e përfitimit nga leja e lindjes. Kjo për shkak se shuma tashmë do të llogaritet në bazë të pagës neto dhe jo bruto dhe jo me pagën e një viti më parë, por me atë të vitit aktual.
Solida Dibra, drejtoreshë e përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka shpjeguar për televizionin AS mënyrën sesi do të bëhet përllogaritja e përfitimit të pagesës për lejen e lindjes.
Një shenjtërim i diskutueshëm dhe profecitë e murgut që parashikonte pushtimin e Stambollit dhe territoreve shqiptare nga grekët.
Renditja e murgut Paisios në librin e shenjtorëve të Patriarkanës së Stambollit e ka vënë Kishën Ortodokse përballë kritikave të shtypit grek, por ka çelur edhe një debat mbi subjektivizmin që ndjek kisha në shenjtërimin e priftërinjve. Në rastin konkret procedurat e shenjtërimit nisën 21 vjet pas vdekjes dhe jo 70 ose 100 vjet siç e parashikojnë kanonet e kishës.
“Il Tempo”: Romë, zbulohet celula e shqiptarëve, rekrutonte xhihadistë. Nisin hetimet italiane për antiterrorizmin
Një celulë rekrutimi me shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse është zbuluar në Itali. Lajmin e raporton e përditshmja “Il Tempo”, sipas së cilës, autoritetet italiane janë vënë në lëvizje për të neutralizuar sa më shpejt të gjithë anëtarët e saj. Sipas gazetës, celula me bazë në Romë rekrutonte shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, për t’i dërguar të luftonin në Siri. Pjesëtarët e celulës janë shqiptarë me banim në Itali, të cilët shfrytëzonin lidhjet me vendet e origjinës. Grupimi i shkollës Salafi kishte degë edhe në Milano, Siena dhe Luka.
Kuvendi voton pro dy komisioneve hetimore që kërkon opozita. Kryetarë të tyre, Ristani dhe Pollo
Kanë marrë miratimin e Parlamentit në seancën e parë të këtij sesioni, dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD. Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve me kryetar Arben Ristanin mori 121 vota pro, ndërsa Komisioni Hetimor për largimet dhe shkarkimet në administratë me kryetar Genc Pollon mori 120 vota pro. Të dy komisionet ishin votuar më parë, por për shkak të mos prezencës së PD për 5 muaj në Parlament u shtynë afatet e tyre dhe u vendosën emrat e kryetarëve nga Partia Demokratike.
Prokurori special që kishte akuzuar presidenten e Argjentinës, gjendet i vdekur në apartamentin e vet
Eshtë gjendur i vdekur në apartamentin e tij një prokuror argjentinas, i cili kishte akuzuar presidenten e vendit për marrëveshje sekrete me Iranin. Pakti kish të bënte me një hetim për një sulm terrorist në vitin 1994. ”Prokurori special, Alberto Nisman u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Buenos Aires”, njoftoi ministria argjentinase e Sigurisë.
Rënie e mëtejshme e çmimit të naftës? Irani deklaron se nuk cenohet edhe me çmim 25$\barrelë
Parlajmërimet e bëra në media të ndryshme në ShBA, sipas të cilave çmimi i naftës mund të kapë edhe shifra si 20$\barrelë, është një realitet i pritshëm, që po përllogaritet si faktor në vende të goditura nga kjo gjë, si Irani.
"Pse Zoti lejon që gjëra të këqija t’u ndodhin fëmijëve?” Papa Françesku: “Një pyetje për të cilën nuk ka përgjigje”
“Ka shumë fëmijë të cilëve u mohohen prindërit. Ka gjithashtu shumë të tjerë që bëhen viktima dhe shumë gjëra të tmerrshme u ndodhin atyre si droga apo prostitucioni. Pse Zoti lejon që gjëra të tilla të ndodhin?”. Janë pyetje që një 12 vjeçare nga Manila, Glyzelle Palomar, i ka drejtuar Papa Françeskut gjatë një ceremonie me rastin e 400 vjetorit të Universitetit Katolik në kryeqytetin e Filipineve. 12 vjeçarja e ka kaluar vetë mundimin e rrugës dhe lypjen dhe sot shtron këtë pyetje që duket se nuk ka përgjigje.
ISIS ngre televizionin e vet online. Gazetari britanik Cantlie, me emisionin e vet “Koha për të rekrutuar”?!
“Shteti Islamik” (ISIS) ka ngritur së fundi edhe televizionin e tij online me 24 orë në ditë transmetime. Televizioni quhet “Kanali i Kalifatit Islamik” dhe video të këtij televizioni kanë nisur të shpërndahen përmes rrjeteve sociale. Media është një nga mjetet kryesore që po përdor ISIS për propagandën e tij ndërkombëtare, ku nuk mungon edhe një “gjetje: ISIS po përdor edhe gazetarin britanik John Cantlie, i cili do të prezantohet me emisionin e tij “Koha për të rekrutuar”.
80% e rritjes së shpenzimeve buxhetore shkoi për shlyerjen e detyrimeve të trashëguara nga qeveria e mëparshme
Të dhënat e Thesarit të Shtetit të publikuara sot nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat buxhetore u rritën 43 miliardë lekë të reja në vitin 2014, krahasuar me një vit më parë. Po aq u rritën edhe shpenzimet buxhetore. Për rritjen e shpenzimeve, kanë ndikuar në mënyrë shumë të ndjeshme shlyerjet aktuale të detyrimeve të vjetra infrastrukturore e tatimore të qeverisë së mëparshme, të cilat kapën shifrën 34 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet për investime publike shënuan një rënie të vogël prej vetëm 5 miliard lekësh.
Re.pu.