Alite, shqiptari i klanit Gambino, që u kthye kundër tyre për shkak të një dashurie

Gazetari Ruben Avxhiu rrëfen në Illyria Press për John Alite-n, shqiptari që ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite. Pas daljes nga burgu, ai ka bashkëpunuar me një gazetar për një libër që tregon historinë e jetës së tij dhe që është pritur me shumë interes, nga media në New York, për detajet e sekretet për Familjen Gambino, një realitet të cilin shumica e amerikanëve e njeh vetëm nga filma si “Godfather”. Alite (ndoshta një amerikano-italianizim i mbiemrit Haliti) ishte djali i një taksisti, emigrant shqiptar në Queens, New York.
Mik për kokë me djalin e John Gottit, Gottin junior, Alite i hyri herët jetës së krimit, dhe kur Gotti i madh i hyri në burg (fillim vitet 90), pesha e tij u më edhe më e madhe mes mafiozëve, edhe pse zyrtarisht ai nuk mund të bëhej “burrë i nderit” pasi nuk kishte origjinë italiane. Mirëpo, shqiptari nga Queens kishte një pikë të dobët. Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh. Të dy kishin një lidhje të fshehtë dashurie por që nuk guxonin ta bënin të njohur sepse ajo ishte martuar me një tjetër mafioz, Carmine Agnello dhe nuk e dinin se si mund të reagonte Familja. Mes mafiozëve nderi i familjes ishte shumë i rëndësishëm.
Mirëpo dikur në mesin e viteve 1990, Alite (në foto, majtas) sulmoi bashkëshortin e Victorias, duke e akuzuar se kishte rrahur të shoqen. Paqja u arrit duke e “syrgjynosur” Aliten larg nga New York-u, në Florida. Dashuria për vajzën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo-amerikane. Pasi disa peripecive në Amerikën latine, ai u arrestua në Brazil, u ekstradua dhe pranoi të flasë për ish shokët e tij.
a.k
Add new comment