Arkiv-Lajme
“Duke rrugëtuar në vendin tonë”- RTSH nis transmetimin në gjuhën greke të emisionit kushtuar minoritetit grek
Nga 19 Janari ka nisur transmetimi në Radiotelevizionin Publik Shqiptar (seksioni i Gjirokastrës) i një emisioni kushtuar minoritetit grek në Shqipëri. Emisioni në gjuhën greke zgjat vetëm 30 minuta dhe do të transmetohet çdo të premte në orën 08:30 me 09:00 të paradites dhe do të ritransmetohet çdo të dielë në orën 13:30 të mesditës. Emisioni prezantohet nga gazetari Dhimitri Kiki dhe titullohet “Duke rrugëtuar në vendin tonë”.
Ngjela i pakënaqur me qeverinë: Ky kryeministër nuk bën dot reforma, ka drejtorë që janë analfabetë.
Spartak Ngjela nuk beson se kjo qeveri mund të kryejë reforma që do të modernizojnë shtetin shqiptar dhe do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve. I pyetur nga News 24 për performancën e qeverisë, Ngjela u shpreh skeptik për aftësinë e kryeministrit për të çuar përpara vendin, nisur edhe nga personat e përgjedhur në postet kyçe të administratës publike.
“Nuk po shohim reforma akoma. Ky kryeministër nuk bën dot reforma. Ka drejtorë që janë analfabetë. Kapitali është për faqe të zezë, nuk kuptohet, nuk ka bursë. Europë do të thotë bashkim tregjesh, ne nuk po hyjmë në një federatë”
Rubena Moisiu thotë se abortin selektiv “e aplikojnë edhe intelektualët”: “Një femër e pretendojnë 5 meshkuj. Katër do të mbeten pa martuar. Pra favorizon kriminalitetin”
Në Shqipëri djemtë mbeten të preferuarit e prindërve. Aq sa aborti selektiv vijon të jetë problem prezent, jo siç mund të mendohet rëndom, në zonat rurale, por kudo në vendin tonë. Ja se çfarë thotë Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit ”Koço Glozheni” në një intervistë për gazetën “Dita”: “Pjesa më e madhe, por jo të gjitha, janë nga zonat rurale, por kjo nuk do të thotë që nuk ka nga zonat urbane.
"Hedhim në erë gjithçka, komisariate, shtylla tensioni, veç duam korrektesë në pagesa...”. Dëshmia shqetësuese e grupit të tritolit
“Unë së bashku me 3-4 shokë vendosim lëndë eksplozive me porosi. Eksplozivin e vendosim në makina, komisariate policie, shtylla tensioni, ku të jetë porosia por kjo bëhet kundrejt shpërblimit me para. Dhe pjesa e shpërblimit me para duhet të jetë korrekte. Por ka persona të tjerë që kanë porositur vendosje tritoli dhe më kanë sërish borxh 16 mijë euro”. Kështu ka folur Febjus Dauti në bisedat telefonike të përgjuara nga policia, një prej katër personave të arrestuar këtë të dielë, të cilëve iu zbuluan dhe sekuestruan 3 mina të telekomanduara me celularë.
Jakup Krasniqi heq dorë nga posti i deputetit dhe politika aktive. Postimi i plotë në Facebook
Ish zëdhënës politik i UÇK-së, ish kryetar i parlamentit, deputet dhe numri 2 i partisë NISMA, Jakup Krasniqi, ka vendosur të lërë postin e deputetit dhe politikën aktive, “por jo ofrimin e përvojës politike në shërbim të qytetarëve”. Më poshtë deklarata e tij përmes një postimi në fb.
“FALENDERIM NGA ZEMRA TE TË GJITHË ATYRE QË ME BESUAN
Belgjika në alarm për azilantët nga Shqipëria. Franken: Nuk jemi vendi ku është bërë deti kos
Shqiptarët nuk ndalen në rrugën e tyre drejt Europës. Vetëm në Belgjikë regjistrohen 500 kërkesa në vit të shqiptarëve që kërkojnë azil politik. Pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë nga veriu i vendit dhe më konkretisht nga zona e nënShkodrës. Sekretar i Shtetit Belg për Azilin dhe Migracionin, Teo Franken tha nga Shkodra se është shumë e vështirë që të huajt të pajisen me leje qëndrimi në Belgjikë dhe u bëri thirrje shqiptarëve të mos bien pre e abuzuesve që u premtojnë hyrje ilegale në këtë shtet në këmbim të parave.
Provokim në Rusi. Ujë i shenjtë kundër mauzoleut të Leninit nën thirrjet: "Çohu dhe shporru". Arrestohen autorët
Veprim provokues para mauzoleun me trupin e Leninit. Agjensia “ANSA” shkruan se disa anëtarë të lëvizjes "Blue Rider" në Moskë u arrestuan pasi në mënyrë provokuese hodhën ujë të shenjtë në derën e mauzoleun për "ta ringjallur" babain e Revolucionit të Tetorit nën thirrjet “Çohu dhe shporru!”. Veprim, i titulluar “Largo shpirtin e keq”, u mbajt në ditën e Epifanisë nga dy aktivistë ortodoksë, Oleg Basov dhe Ievgheni Avilo të cilët zbrazën dy bidonë ne ujë të shenjtë të bekuar para ikonës së Virgjëreshës Mari në katedralen e Kazanit, në Sheshin e Kuq.
l.v
Le Pen uron që zgjedhjet në Greqi t’i fitojë Syriza: "Koha të ngrihemi kundër totalitarizmit të Bashkimit Evropian dhe tregjeve financiare"
E rrallë që një parti e ekstremit të djathtë të mbështesë një forcë politike të majtë, e aq më tepër një grupim radikal si Syriza e udhëhequr nga Aleksis Tsipras. Por kjo ka ndodhur me Marine Le Pen, kryetaren e Frontit Kombëtar në Francë, e cila ka uruar që zgjedhjet parlamentare të 25 Janarit në Greqi të fitohen nga e majta radikale. "Në Evropë ka një hendek që duhet të tejkalohet dhe popujt duhet të marrin fatet në duart e tyre kundër totalitarizmit të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunëtorëve të tij në tregjet financiare ndërkombëtare"- është shprehur Le Pen.
Konkuista e Amerikës: ‘Tjetri’ dhe ‘Vetja’
Doan Dani
Zotkaj i Poliçanit, fillesa e sherrit, një debat në fb i të bijës me një 18 vjeçar?!
A ka qenë shkaku fillestar i përplasjes deri në dhunë të fizike të kryebashkiakut të Poliçanit, një debat në facebook mes të bijës dhe një 18 vjeçari? Sipas burimeve të “A1 Report” pranë Policisë së Poliçanit, fillesat kanë qenë pikërisht kështu. Tashmë Adriatik Zotkaj procedohet në gjendje të lirë, një ditë pas denoncimit të tij në polici nga një mjek i qendrës shëndetësore të kësaj bashkie.