Ngjela i pakënaqur me qeverinë: Ky kryeministër nuk bën dot reforma, ka drejtorë që janë analfabetë.

Postuar në 20 Janar, 2015 13:00

Spartak Ngjela nuk beson se kjo qeveri mund të kryejë reforma që do të modernizojnë shtetin shqiptar dhe do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve. I pyetur nga News 24 për performancën e qeverisë, Ngjela u shpreh skeptik për aftësinë e kryeministrit për të çuar përpara vendin, nisur edhe nga personat e përgjedhur në postet kyçe të administratës publike.

“Nuk po shohim reforma akoma. Ky kryeministër nuk bën dot reforma. Ka drejtorë që janë analfabetë. Kapitali është për faqe të zezë, nuk kuptohet, nuk ka bursë. Europë do të thotë bashkim tregjesh, ne nuk po hyjmë në një federatë”

Ngjela e quajti të gabuar edhe qasjen e qeverisë në aksionin për energjinë, duke thënë se askush nuk mund të dënohet me burg pse nuk ka respektuar kontratën me shtetin. “Nuk mund të dënohet askush me burg për prishjen e kontratës. Pse nuk ke paguar energjinë nuk mund të shkosh në burg. Nuk mund të bashkohet administrata me gjykatën”.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.