Arkiv-Lajme

21 janari, Sali Berisha i përmbahet qëndrimit se bëhej fjalë për një puç

Postuar në 22 Janar, 2015 13:57

Një ditë pas ceremonive të ndryshme për 21 janarin, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë posaçërisht për këtë temë. Ai ka folur në televicionin “ABC News” dhe në thelb i është përmbajtur të njëjtit qëndrim që ka përcjellë menjëherë pas ngjarjes, pra në vitin 2011. Ndonëse me një gjuhë tjetër. Për Berishën, demonstrata e 21 janarit ishte marrëveshje për të marrë pushtetin dhe kjo sipas tij nuk lejon që drejtësia të bëhet. “E konsideroj absolutisht të domosdoshme e jetike drejtësinë.

Superaksioni kundër vjedhjes së energjisë. Nga 1392 të proceduar në periudhën Janar-Nëntor, vetëm 77 janë lënë në arrest me burg

Postuar në 22 Janar, 2015 12:41

Aksioni kundër  vjedhësve të energjisë është ndoshta një prej masave më të bujshme të qeverisë, i cili është shoqëruar me arrestime të qytetarëve dhe faturistëve, falë kordinimit të aksionit mes strukturave të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit.

Stuhi mediatike ndaj këngëtarit grek që deklaroi për TV shqiptare se grekët janë dembelë

Postuar në 22 Janar, 2015 09:46

Një deklaratë e pak muajve më parë e këngëtarit grek Nikos Markopulos dhënë për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit sipas së cilës grekët janë dembelë ndaj dhe e pësuan me krizën ekonomike ka ngritur një stuhi të tërë mediatike kundërt artistit te muzikës folk. Kritikat në adresë të tij e detyruan këngëtarin të sqarojë përmes një deklarate për shtyp se nuk ka patur për qëllim të fyjë popullin e tij dhe se  nga intervista e  dhënë në tv shqiptare u shkëputën qëllimisht disa fragmente duke deformuar edhe kuptimin e asaj që ai kishte thënë.

Ja komenti për të cilin bëhet fjalë:

Armand Shkullaku vendos t’i thotë disa të vërteta ambasadorit të ri amerikan. P.sh: “Vendi i shqiponjave, ka kohë që është kthyer në vendin e lepujve”

Postuar në 22 Janar, 2015 09:25

Armand Shkullaku shkruan në opinionin e tij të sotëm, publikuar në gazetën “Mapo” për mbërritjen në Tiranë të ambasadorit të ri amerikan, Donald Lu. Shkullaku thekson se Lu do ta ketë jo të lehtë në Shqipëri dhe ndoshta heshtja që pasoi prezantimim e hareshëm flet se edhe ai ka kuptuar mirë se ku i ka rënë të punojë. Lu deklaroi se ka prioritet sfidën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po pikërisht këtu, Shkullaku mendon se qëndron pika më e vështirë, pasi vështirë se ambasadori amerikan do të gjejë bashkëpunëtorë.

Rihapen hetimet mbi vdekjen e Pablo Nerudës. Këtë herë qeveria kiliane do të jetë palë në çështje

Postuar në 22 Janar, 2015 08:26

Rihapet dosja hetimore mbi vdekjen e poetit kilian Pablo Neruda, vlerësuar me çmimin Nobel për Letërsinë, i zhdukur në 1973, menjëherë pas grushtit ushtarak që i dha fund qeverisë së Salvador Allende, dhe këtë herë vetë qeveria do të jetë palë në çështje, përmes programit për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Brendshme.

Banka Qendrore Europiane do të blejë obligacionet shtetërore. Shuma në dispozicion, mbi 500 miliardë euro, të cilat do t’i emetojë vetë

Postuar në 22 Janar, 2015 08:08

Banka Qëndrore Europiane do të ndërmarrë një operacion të madh që synon blerjen e obligacioneve shtetërore. Në këtë iniciativë kreu i BQE-së, Mario Draghi ka kundër Gjermaninë dhe Estoninë, por në tërësi aktorët e tjerë janë dakord. Vlera që pritet të hidhet në treg është shumë e madhe. “Vëzhguesit e tregut presin, që mbikqyrësit e monedhës të venë në dispozicion të paktën 500 miliardë Euro për blerjen e obligcioneve shtetërore. Këto para BQE mund t'i shtypë vet.

Rrëmujë me faturat dhe bilancet e OSHEE. Qyetetarët ankohen për mbifaturime, policia sekueston librezat për verifikime.

Postuar në 22 Janar, 2015 06:06

Është kthyer në çështjen e ditës rrëmuja që mbizotëron në zyrat e OSHE-së në Tiranë e rrethe. Veç radhëve ta gjata për të paguar faturat dhe detyrimet e prapambetura, qytetarët ankohen së fundmi për mbifaturime dhe pasaktësi në leximin e matësave nga punonjësit e kompanisë.

Disa nga problemet me të cilan përballet konsumatiorët janë  gjobat me numër kontrate që nuk korrespondojnë me emrin e abonentit, fatura dhjetra mijë lekëshe poshtë dyerve të banesave të emigrantëve, të cilët nuk jetojnë në Shqipëri.

Një shtatore e Ibrahim Rugovës në Tiranë. Me iniciativë personale të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha

Postuar në 22 Janar, 2015 05:40

Në Tiranë nuk do të ketë vetëm një rrugë me emrin  “Ibrahim Rugova”, por në një nga sheshet e kryeqytetit shqiptar do të vendoset edhe një shtatore e ish-presidentit të Kosovës dhe kryetarit historik të LDK-së. Iniciativë kjo e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, I cili ka postuar në fejsbuk edhe një foto të bocetit të kësaj shtatore të punuar nga skultori Kosovar, Idriz Balani.

Mister fati i Irena Selit, shpallet zyrtarisht e zhdukur . Gjykata i kalon djalit administrimin e pasurisë

Postuar në 22 Janar, 2015 05:20

Gjykata e Tiranës ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Irena Selin, e cila u zhduk nq mqnyrq misterioze pas mesditës së 15 dhjetorit 2004, kur trageti me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj udhëtuan nga Italia në Shqipëri, u ankorua në Portin e Durrësit. Panorama raporton se hetimet e nisura nga Prokuroria e Durrësit për zhdukjen e Irena Selit provuan se Seli kishte hipur në traget, por nuk zbardhën faktin nëse kishte zbritur prej tij, ndërsa dyshimet për vrasje nuk u vërtetuan asnjëherë.

Serbia synon të anëtarësohet në BE në 2019. Vuçiç: Nuk jemi kukull e askujt, për momentin nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës

Postuar në 22 Janar, 2015 05:03

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë publike ambicjen e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2019. Tabloidi zviceran “Blick” citon kreun e qeverisë serbe të ketë deklaruar në forumin e Davosit se Serbia është e mundur që të ketë marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe të jetë një anëtare e BE-së në të njëjtën kohë, dhe BE-ja e di mirë se ajo mund të përfitojnë prej saj. Sipas tij Sebia nuk është e Rusisë dhe kukull e askujt.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme