Arkiv-Lajme
Doganat, prezantohet Sistemi Antikorrupsion. Spiropali: Bllokuam 15 kompani të prodhimit e përpunimit të naftës pasi nuk kanë matësa
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri sot në prezantimin e “Reformës në Administratë dhe Sistemin Antikorrupsion”, duke përfshirë Kodin e Ri të Etikës, Uniformën e Re dhe Testin e Integritetit. Gjatë këtij aktiviteti u tha se 15 kompani të prodhimit dhe të përpunimit të naftës në Shqipëri, janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pasi nuk janë të pajisur me matësa për të kontrolluar sasinë dhe cilësinë e naftës bruto që hidhet në treg.
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaron se çmimi i naftës është ulur me 20%. Sipas tij, çmimi është më i ulët se mesatarja në rajon
Ka një debat që zhvillohet prej disa ditësh për çmimin e naftës. Shqetësimi kryesor është se ky çmim nuk pasqyron uljen që ndodh në bursat ndërkombëtare dhe një pretendim që vjen nga tregtuesit është se arsye për këtë janë taksat e larta. Mirëpo ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka shprehur në një intervistë për “Top-Channel” se në fakt çmimet e naftës janë ulur. Proporcionalisht me uljen në bursë. “Çmimi në tregun shqiptar është ulur me 20 për qind dhe pjesa e kompanive ka ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë rënien e tregut ndërkombëtar.
Ish-kryeministri maqedonas Gjeorgjevski, flet për rrezikun e serbizimit në Maqedoni. “Po të bëheshin zgjedhje, 80% do votonin pro bashkimit me Serbinë
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubço Gjeorgjevski ka shprehur shqetësime për rreziqet që i kanosen identitetit maqedona. Sipas tij, ndonëse politika ushqen idenë e rrezikut identitar nga grekët dhe bullgarët, ndikimi më i madh në fakt po vjen nga serbizimi. “Ju keni një situate paradoksale, partia e cila po e bind qytetarin maqedonas se po ia mbron identitetin nga Grekët dhe Bullgarët, nga ana tjetër po bën serbizimin e Republikës së Maqedonisë.
Mblidhet Komisioni për reformën në drejtësi, mungon opozita. Naço: Drejtësia nuk funksionon
Komisioni Kuvendor i reformës në drejtësi ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë të tij. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, por nuk a pasur asnjë deputet nga Partia Demokratike. Pavarësisht rikthimit në Kuvend pas një bojkoti mbi 5- mujor, këtë të premte opozita nuk është bërë pjesë e Komisionit Parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi. Për këtë, ministri Naço i bëri ftesë opozitës të jetë pjesë e këtij procesi.
Vetëvendosje kundërshton projektligjin për përfshirjen në konflikte të huaja. “Nuk mund të penalizohen edhe ata që marrin pjesë në luftëra çlirimtare. Duhen saktësime”
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar miratimin e projektligjit që ndalon shtetasit e Kosovës që t’u bashkohen konflikteve jashtë Kosovës. Sipas deputetit Faton Topalli, VV-ja kundërshton pasi projektligji i përgjithësuar dhe nuk përmend organizata konkrete si Al Qaeda dhe Shteti Islamik. Topali ka kërkuar ripunim të projektligjit dhe të saktësohen ato organizata që cilësohen si terroriste dhe përfshirja në aktivitetin e të cilave duhet përkufizuar si antiligjor.
Basha në Bruksel kërkon monitorimin e zgjedhjeve të 21 qershorit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në punimet e Asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane, në Bruksel. Nga Brukseli, Basha, ka rrëzuar dyshimet e një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve lokale, si pasojë e reformës territoriale. Basha kërkoi monitorim të gjerë ndërkombëtar, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 21 qershorit do të shërbejnë edhe si një referendum për reformën administrative terroriale. “PD ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale.
Media online dhe “gjuha e urrejtjes”
Prof. As. Dr. Gentiana Skura
“Gjuha e urrejtjes” – imazhet negative të prezantuara në media kundrejt përkatësisë etnike, fetare, edhe të tjera janë objekt i rëndësishëm studimi në ditët e sotme. Me zhvillimet e rëndësishme mediatike si dhe teknologjisë panorama mbarëshqiptare është e kërcënuar nga “gjuha e urrejtjes”. Deri më tani ekzistojnë disa iniciativa, por jo sistematike në lidhje me monitorimin e gjuhës diskriminuese.
Gaqo Çako do të festojë 80 vjetorin me një Koncert- Spektakël. Tenori do të performojë i shoqëruar nga i biri, Pirro
80-vjetori i artistit të madh, Gaqo Çako do të festohet në skenën e teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Tenori i madh, artist i popullit, i rreshtuar në emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali etj është një nga yjet e skenës operistike shqiptare e atë europiane. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit njofton se me këtë rast do të zhvillohet një Koncerti- Spektakël që do të vendoset në skenë për nder të tij, e që do të përmbajë pjesë nga Operat të cilat janë pjesë e repertorit të tij. Do të interpretojnë Solistët e TKOB, Kori dhe Orkestra Simfonike.
Khamenei, letër të hapur për rininë në Europë dhe në SHBA: “Lexoni për Islamin në burimet origjinale. Mos lejoni që t’iu manipulojnë”
Lideri fetar i Iranit Ayatollah Seyyed Ali Khamenei i ka adresuar para dy ditësh, një letër të hapur Rinisë në Europë dhe në ShBA. “E ardhmja e vendeve tuaja do të jetë në duart tuaj”, shkruan Khamenei duke sqaruar se përse i drejtohet rinisë dhe jo prindërvë, apo politikanëve në Perëndim. Letra merr shkas nga ngjarjet e fundit në Paris, që sqipas liderit iranian po konfirmojnë edhe njeherë se establishmenti në Perëndim kërkon të sajojë rrezikun islamik, si një e keqe që zëvendësoi Perandorinë Sovjetike.
72 orë afat për lirimin e pengjeve japonezë. ISIS ultimatum Tokios për pagesën 200 milionë dollarë
Militantët bashkëpunëtorë me Isis kanë dërguar një mesazh duke njoftuar se ka filluar numërimi mbrapsht, për ekzekutimin e dy pengjeve japonezë. Sipas agjencisë “Ansa”, raportimi është transmetuar nga “Nippon Television Network”, duke thënë se afati i fundit skadon pas 72 orësh për qeverinë e Tokios, lidhur me dëmshpërblimin prej rreth 200 milion dollarë. Qeveria japoneze pranon se situata është “ende e vështirë” dhe se asnjë “kontakt” nga ana e Isis nuk është gjetur deri më tani, por qeveria “do të vazhdojë të punojë për lirimin e tyre”.
l.v