Arkiv-Lajme

BE-ja dëshiron ta mbajë Greqinë në eurozonë. Juncker: Greqia nuk do të dalë nga eurozona, kjo çështje nuk shtrohet fare

Postuar në 23 Janar, 2015 02:48

Partia Syriza dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë dhe në Bruksel thuhet se BE-ja do të punojë me çdo qeveri të zgjedhur në Athinë. “Deutsche Welle” thotë se pavarësisht se si do të përfundojnë zgjedhjet parlamentare të dielën se datës 25 janar në Greqi, BE-ja ngul këmbë që grekët duhet të vazhdojnë të paguajnë me euro. Dhe nëse fiton partia radikale e majtë Syriza, e cila përcakton pastaj dhe kreun e ri të qeverisë, ky gjithashtu duhet të respektojë detyrimet kontraktuale të Greqisë, thuhet në Bruksel.

Edita Tahiri: Për Trepçën s’flasim në Bruksel. Kushtetua s’e lejon hapjen e temave që kanë të bëjnë me pasurinë dhe integritetin territorial të Kosovës

Postuar në 23 Janar, 2015 01:39

Ministrja e Shtetit, Edita Tahiri, ka thënë se nuk ka kurrfarë mundësi të diskutohet për Trepçën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se vijat e kuqe të vendosura në dialogun me Serbinë nuk lejojnë të hapen tema të tilla. Ministrja Tahiri në një intervistë për Gazetën “Express” ka thënë se as Kushtetua nuk e lejon hapjen e temave që kanë të bëjnë me pasurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. “Serbia vazhdimisht tenton të hap tema në të cilat sheh mundësi të përfitojë sepse Serbia e ka mbajtur Kosovën të kolonizuar për përfitime.

Gaçi për “21 janarin”: Më lajmëruan se Garda kishte urdhër për të qëlluar

Postuar në 23 Janar, 2015 01:19

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, ka zbuluar sonte në një intervistë për televizionin “Ora News” se ishte paralajmëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Tiranës se Garda kishte urdhër për të qëlluar protestuesit më “21 Janar’.Gjatë një bisede në studio përballë gazetarit Patrik Sadikaj, Gaçi tha: “Kishte një skenar të qeverisë për ta shitur këtë si grusht tjetër. Funksionoi i gjithë aparati shtetëror për ta acaruar dhe provokuar turmën, për ta përdorur më as reagimin si reagim kundër grushtit të shtetit.

Banka Qendrore Evropiane për 18 muaj do të hedhë në treg më shumë se 1 trilion Euro

Postuar në 23 Janar, 2015 01:08

Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do të fillojë blerjen e bonove të thesarit duke filluar nga muaji mars i këtij viti, deri në fund të shtatorit 2016, pavarësisht kundërshtimeve nga Banka Federale e Gjermanisë (Bundesbank) dhe shqetësimeve të Berlinit se ky veprim mund t’u lejojë vendeve dorëlëshuara të ngadalësojnë reformat ekonomike.

Në vëzhgim nga antiterrori 15 ish-luftëtarë shqiptarë të kthyer nga Siria

Postuar në 23 Janar, 2015 00:56

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se rreth 15 ish-luftëtarë shqiptarë që kanë marrë pjesë në aktivitet ushtarak në Siri e Irak janë nën mbikëqyrje n e drejtorisë së re të antiterrorit që është ngritur në policinë e Shtetit. Burime të sigurta pranë Policisë së Shtetit saktësuan për “Gazeta Shqiptare” se nën mbikëqyrje ne këtyre strukturave nuk janë vetëm personat që janë kthyer nga Siria, por edhe ata që dyshohet se kanë lidhje me rekrutimin e personave për t’i dërguar në luftën e Sirisë.

Vdes mbreti Abdullah i Arabisë Saudite

Postuar në 22 Janar, 2015 18:23

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare, nga një infeksion në mushkëri, mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz. Televizioni suadit ka njoftuar lajmin bashkë me shpalljen e të vëllait Salman bin Abdulaziz Al Saud si mbret dhe të vëllait tjetër, Muqrin, si princ trashëgimtar. Mbreti Abdullah erdhi në fron në vitin 2005. Dinastia saudite është ndër më të fuqishmet në rajon dhe ka një rol dominues edhe në një sektor strategjik për ekonominë botërore si çmimi i naftës.
s.z

Ministri i Brendshëm ndërhyn në emisionin “Opinion” me një kritikë/akuzë për gazetarët: “Po edukoni qytetarët me mosbesim ndaj institucioneve”

Postuar në 22 Janar, 2015 16:32

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” përmes një lidhjeje telefonike. Debati ka qenë për krimin dhe drogën e Elbasanit dhe ministri e ka parë me vend që të prononcohet personalisht. Mirëpo në fund ai ka replikuar me gazetarët në studio, duke i ftuar ata të mbështesin policinë. “Po edukoni qytetarët me mosbesim ndaj institucioneve. Mbështesni policinë, të gjithë të jemi bashkë kundër krimit”, ka thënë Tahiri që ka lëshuar kështu një akuzë në drejtim të gazetarëve.

Islami radikal, një lloj "nënkulture" për të rinjtë gjermanë

Postuar në 22 Janar, 2015 16:23

Sipas vlerësimeve të kreut të Agjencisë Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës  në Gjermani, islami radikal është shndërruar në një lloj “nënkulture” për të rinjtë gjermanë dhe josh gjithmonë e më shumë të rinjtë e këtij vendi.

Prokurori Beci: Ndërhymë pa e ditur se në Xibrakë kishte laborator droge. Xhixha dhe Aga nuk janë zyrtarisht nën akuzë

Postuar në 22 Janar, 2015 15:34

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia Shqiptare, të cilat bashkërenduan aksionin për goditjen e bandës së narkotrafikut ndërhynë pa e ditur se në Xibrakë të Elbasanit kishte laborator droge. Këtë fakt e konfirmoi Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugent Beci në emisionin “Opinion”. Beci tha se ishin përgjimet ndaj personave të dyshuar që orientuan aksionin në punishten e Xibrakës. “Ne nuk dinim se çfarë kishte brenda. Pamë disa persona që hynë brenda dhe bënin lëvizje të çuditshme dhe ndërhymë për të kapur sa më shumë persona.

Nismë ligjore e deputetes Majlinda Bregu: “Të fshihen komentet fyese për gratë dhe vajzat në mediat online”. Me sa duket meshkujt mbeten i vetmi objektiv

Postuar në 22 Janar, 2015 14:32

Kërkohet barazi gjinore, por në fakt nuk është e sigurtë sesa mund të arrihet kjo me diferencim ligjor. Një vërejtje e kësaj natyre mund të lindë natyrshëm teksa është bërë publike një nismë e deputetes demokrate Majlinda Bregu, sipas së cilës mediat online, duhet të detyrohen me ligj të fshijnë komentet fyese ndaj grave dhe femrave. “Kam depozituar sot kërkesën për dy nisma ligjore, ndryshime. E para ka të bëjë me shqetësimin e vazhdueshëm, që secila nga ne që është figurë publike, por jo vetëm, çdo grua dhe vajzë ka mbi raportimet dhe komentet që bëhen në faqet e medieve ‘on line’.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme