Arkiv-Lajme

Veteranët e LANÇ të zhgënjyer nga kryeministri Rama. Odhise Porodini: S’jemi për fasadë

Postuar në 25 Janar, 2015 00:41

Në “News 24” u transmetua një intervistë e gjatë e Sekretari i Përgjigjëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini. Thelbi i kësaj interviste ishte i qartë, veteranët e LANÇ-it e kanë mbështetur pa kushte kryeministrin Edi Rama dhe sot prisnin që problemet e tyre të mbylleshin, por duket se tanimë ata janë shumë të pakënaqur. Veteranët  shprehen se kanë kërkuar takime me Kryeministrin, por ai, gati dy vjet në pushtet, asnjëherë nuk i ka pritur dhe për ta kjo është e pajustifikueshme.

Përmbledhje/ SYRIZA, një historik i shkurtër. Përbërja dhe ideologjia e radikalëve të majtë grekë që “kërcënojnë” Europën.

Postuar në 24 Janar, 2015 15:10

Zgjedhjet e së dielës në Greqi pritet të hapin një faqe të re në perspektivën politike greke, por edhe më gjerë në Europë, për shkak të “lulëzimit” të një  fryme që vjen nga rrënjët e së majtës radikale perëndimore, e cila ka dalë kundër masat shtrënguese të imponuara nga qeveritë e “forta” të bllokut dhe kreditorët ndërkombëtarë. Por si arriti SYRIZA nga një koalicion me më pak se 5 për qind  në vitin 2009 të kthehet në një mazhorancë elektorale në Greqi dhe një “kërcënim” për Eurozonën.

Berisha shfryn kundër medieve: Studiot televizive si lavamane dhe tualete të qeveritarëve injorant!

Postuar në 24 Janar, 2015 13:35

Berisha është treguar i ashpër në qëndrimin e tij të fundit me mediat. Në postimin e tij në “facebook” ai shkruan se Edi Rama ka përdorur të gjitha llojet e kërcënimeve, presioneve, dhe ia ka dale t'i shndërroje mediat elektronike e të shkruara në lavamane dhe tualete të qeverise. Berisha është i mendimit se në këtë mënyrë Rama ka mbyllur me sukses një seri emisionesh kritike ndaj tij. “Me ndonjë përjashtim, u dikton sot lajmin, tituj të përbashkët, politikat editoriale, temat etj etj.

Ukrainë/ Ofensiva me raketë “Grad” kundër Mariupolit, të paktën 30 viktima

Postuar në 24 Janar, 2015 13:20

Ka arritur në 30 të vdekur bilanci ndaj bombardimit me raketë hedhëse të shumfishtë të tipit “Grad” kundër një lagje shumë të populluar në qytetin port të Mariupolit. Ndërkohë që separatistët prorusë deklaruan sot se kanë filluar një ofensivë kundër portit strategjik të Mariupolit, qyteti i fundit më i madhë në Lindje të vendit nën kontrollin e Kievit. “Ofensiva ndaj Mariupolit filloi sot”, deklaroi kryetari i republikës së vetëshpallur të Donetskut, Alexandre Zakharçenko.

50 vjet nga vdekja e Uinston Çërçillit. Kryeministri britanik u kthye në ikonë për purot, fjalimet dhe vendosmërinë e palëkundur

Postuar në 24 Janar, 2015 11:54

Ai është tashmë një ikonë, i njohur për purot, fjalimet dhe vendosmërinë e palëkundur. “Kurrë moz u dorëzo”; “Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi” dhe “Historinë e shkruajnë fitimtarët”. Këto janë vetëm disa nga frazat e famshme të ish-udhëheqësit të famshëm britanik Uinston Çërçill. Sot bëhen 50 vjet që nga vdekja e këtij burri shteti legjendar, i cili kujtohet për fjalimet e tij, mprehtësinë dhe rolin e tij qendror në fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ambasadori amerikan nuk “duket” në oborrin e “Shtëpisë së Gjetheve”

Postuar në 24 Janar, 2015 11:24

Ambasadori i ri amerikan, Donald Lu nuk ishte  pjesë e inagurimit të projektit për shndërrimin  në muze  të “Shtëpisë së Gjetheve” e njohur ndryshe si qendra nga ku kryhenin përgjimet strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Një projekt ky në vazhdën e nismave të qeverisë për vendosur një raport të ri me të shkuarën komuniste, ku përveç hapjes së dosjeve është ideuar edhe  rikthimi në qendra të vizitueshme i relikeve të regjimit.

Nafta, tjetër rënie në treg. Alket Hyseni: Shqipëria importon në vlera të vogla, kjo rrit kostot

Postuar në 24 Janar, 2015 10:25

Debatet publike nëse ka apo jo reflektim të uljes së çmimit të naftës të tregjeve të huaja, edhe në Shqipëri kanë bërë që çmimi i një litri karburant të ulet mesatarisht me 5 lekë për litër si për naftën dhe për benzinën. Në një kronikë të transmetuar nga “Vision Plus” thuhet se në tabelat e karburanteve të ditës së sotme çmimi i një litri naftë varion nga 155 në 160 lekë. Sipas “Vision Plus” ekspertët thonë se struktura e çmimit në tregun shqiptar ndryshon nga ajo e vendeve të tjera, çka e bën të pamundur reflektimin real.

Testimi i mjekëve, kundër edhe aleatja e PS-së, LSI. Petrit Vasili: “Arnim antiligjor dhe i panevojshëm”

Postuar në 24 Janar, 2015 10:19

Testimi i paralajmëruar i mjekëve dhe infermierëve ëshyë kundërshtuar sot edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili, gjatë një takimi me mjekë, e cilësoi testimin “një arnim të panevojshëm”. “Testimi i personelit mjekësor është një arnim i panevojshëm. Paligjshmëria e testimit të personelit mjekësor e rëndon situatën. Testimi i mjekëve është nj ë ide e gabuar në një kohë të gabuar”, tha Vasili.

ISIS ekzekuton një prej dy pengjeve japonezë. Për pengun e dytë kërkon 200 milionë dollarë brenda 72 orëve

Postuar në 24 Janar, 2015 09:25

Një tjetër masakër raportohet nga mediat ndërkombëtare. ISIS i ka prerë kokën, një prej dy pengjeve japonezë. Mediat amerikane raportojnë se viktima është Haruna Yukawa ndërsa Kenji Goto Jogo tregon imazhin e ekzekutimit duke paraqitur kërkesat e reja të ekstremistëve. ISIS publikoi  një video në web pak ditë më parë ku kërcënoi se do të vrasë dy pengjet japoneze nëse nuk do të paguhet një shumë prej 200 milionë dollarësh brenda 72 orësh. Videoja e përhapur online është postuar nga disa faqe online të cilat janë pranë grupit terrorist.

 

l.v

Protestuesit në Prishtinë: Jashtë Jabllanoviçi, Trepça është e jona. Albin Kurti bën thirrje për një protestë të re

Postuar në 24 Janar, 2015 09:00

Mijëra protestues u mblodhën paraditen e së shtunës në Prishtinë, tek sheshi Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.  Ata kërkuan dorëheqjen e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç, i cili i quajti “egërsira” nënat gjakovare që protestonin për familjarët e humbur, si dhe kërkojnë mbrojtjen e Trepçës.  Gjithashtu, protestuesit akuzuan kryeministrin Isa Mustafa pse nuk po shkarkon ministrin serb, njëkohësisht zv.kryeministër. Në duar ata mbajnë parulla me shkrimet "Jabllanoviç jashtë", "Mustafa, argat i Serbisë", "Trepça është e jona", etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme