Arkiv-Lajme
KLSH raporton 80 milionë euro shkelje të qeverisë Rama në 2014
80 milionë euro ose 11. 2 miliardë lekë dëm ekonomik ndaj buxhetit te shtetit ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjatë vitit 2014. Ne analizën vjetore të zhvilluar në ambjentet e universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj bëri të ditur së janë kallëzuar në prokurori 149 nëpunës të lartë dhe të mesëm të administratës.
Fitorja e Syrizas, euro rimerr veten ndaj dollarit. Arsyeja? Shpresa e një kompromisi për borxhin grek
Ka ndikuar “çuditshëm” rezultati i zgjedhjeve greke ndaj monedhës evropiane. Euro është rimëkëmbur pas rënies më të ulët ndaj dollarit këto 11 vite, pasi investitorët u ndikuan nga fitorja e Syrizas në zgjedhjet parlamentare në Greqi dhe impaktin që mund të ketë për Eurozonën. Edhe tregjet kryesore europiane patën një rritje pas rënies së mëparshme, me shpresën se do të gjendet një kompromis mbi çështjen e borxhit Grek. kështu mëngjesin e sotëm euro pati një rritje me 0.4% duke u shkëmbyer me 1.125 dollarë.
E majtë në letër. Edhe kreu i PD-së kërkon nga qeveria të...përmbushë premtimet. Opinionisti Bushati: “Në PS nuk ka sensibilitet prej të majte"
Fitorja e Alexis Tsipras në Greqi ka përcjellë jehonë pozitive edhe në Shqipëri, ku si rrallë ndonjëherë, po diskutohet gjerësisht ardhja në pushtet e të majtëve radikalë. Dhe më tej akoma, ka përpjekje për të parë të përvoja greke një mundësi për eksperimentim edhe në Shqipëri. Në thelb mesazhi më i mirë që vjen nga zgjedhjet e fundit greke është se angazhimi sjell gjithnjë produkt, sidomos përballë një klase politike që ka konsumuar veten. Rasti është edhe në Shqipëri dhe kjo mund të lexohet edhe me një vëzhgim fare sipërfaqësor.
PS mbështet Bibën dhe Jorgaqin si anëtarë të KQZ-së. Kandidatura e LSI-së, Gëzim Veleshnja
Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi morën mbështetjen e deputetëve socialistë në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist të drejtuar nga Kryeministri Rama, e kësisoj pritet të jenë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari tjetër do të propozohet nga LSI dhe ai pritet të jetë Gëzim Veleshnja.
Ndërron jetë këngëtari Demis Roussos
Ka vdekur në moshën 68-vjeçare këngëtari i mirënjohur Demis Roussos. Ai ka ndërruar jetën në spitalin Hygeia në Athinë. Roussos ishte shumë i njohur në botë, me 60 milion albume të shitura dhe me disa këngë të suksesshme si Forever and Ever apo Goodbye. s.z
Çmimi i naftës, PD-ja nxjerr të vetët në protestë. Deputeti Balla debaton në distancë
Është zhvilluar sot nga Partia Demokratike, protesta simbolike kundër çmimit të karburantit, ku në të gjithë vendin, përfaqësuesit e PD, militantët dhe qytetarët që u bënë pjesë, kanë fikur makinat e tyre për 5 minuta në orën 11 paradite. Kryetari Basha deklaroi se ky është vetë fillimi i “pranverës së protestave”, një huazim i sforcuar për pranverën arabe apo pranverën e Pragës. Militantët e PD në shenjë protestë ndaj çmimit të karburantit kanë fikur makinat e tyre në disa prej qyteteve kryesore të vendit, duke shkaktuar edhe trafik dhe radhë të gjata në disa prej segmenteve kryesore.
Kandidatë dhe përplasje. Në prag të zgjedhjeve lokale, e majta në Shkodër është “çorap”, thotë Shqip
Ashtu si dhe në rradhët demokrate, edhe e majta në Shkodër paraqitet e përçarë dhe me klane në prag të zgjedhjeve locale, njofton Shqip. Situata duket se është rënduar nga tensionimi i marrëdhënieve mes deputetëve të PS-së së Qarkut të Shkodrës, ku edhe pse është ende herët të flitet për kandidaturat e majta për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, nga burime konfidenciale janë zbardhur pengesat brenda dy partive kryesore të mazhorancës.
Drejtori ekzekutiv i NYT-it, Baquet: Karikaturat e ‘Charlie Hebdo’-së nuk i publikuam në respekt të lexuesve tanë
Drejtori ekzekutiv i së përditshmes amerikane New York Times, Dean Baquet (në foto është pamja e redaksisë së gazetës New York Times) ka dhënë një intervistë për Spiegel-in në Gjermani, dhe aty shpjegon mes të tjerash edhe vendimin për të mos publikuar karikaturat e ‘Charlie Hebdo’-së, për shkak të të cilave u krye masakra në redaksinë e revistës satirike franceze.
Syriza gjen partnerin qeverisës. Krijohet qeveri me Grekët e Pavarur të Kammenos
Është kapërcyer shumë shpejt dilema e krijimit të një qeverie në Greqi. Alexis Taipras i Syrizës ia ka dalë të krijojë që ditën e parë pas zgjedhjeve një koalicion që ka numrat e nevojshëm. Partneri në qeveri do të jetë partia e Grekëve të Pavarur që drejtohet nga Panos Kammenos, me të cilin sot Tsipras ka realizuar marrëveshjen. “ANEL i jep votëbesimin kryeministrit Alexis Tsipras. ANEL dhe Syriza ranë dakord për parimet për të cilat populli grek na mandatoi”, citon “Protothema” Kammenos pas takimit me Tsipras.
Vrasja e Muhaxherit konfirmohet nga një gazetare e Sunday Times, por sërish pritet një saktësim final
Nuk është hera e parë që del si lajm, e më pas përgënjeshtrohet. Por këtë herë lajmi se Lavdrim Muhaxheri, shqiptari nga Kosova i njohur si pjesëtar i ISIS, është vrarë, vjen nga gazetarja britanike Hala Jaber nga Sunday Times, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter. Muhaxheri është vrarë nga luftëtarët kurdë, në qytetin sirian Kobane, në afërsi të kufirit me Turqinë. Hala Jaber ka shkruar e në Siri është vrarë Abu Abdullah Kosova, emri me të cilin njihet në Siri Muhaxheri.