Drejtori ekzekutiv i NYT-it, Baquet: Karikaturat e ‘Charlie Hebdo’-së nuk i publikuam në respekt të lexuesve tanë

Postuar në 26 Janar, 2015 04:25

Drejtori ekzekutiv i së përditshmes amerikane New York Times, Dean Baquet (në foto është pamja e redaksisë së gazetës New York Times) ka dhënë një intervistë për Spiegel-in në Gjermani, dhe aty shpjegon mes të tjerash edhe vendimin për të mos publikuar karikaturat e ‘Charlie Hebdo’-së, për shkak të të cilave u krye masakra në redaksinë e revistës satirike franceze. “Në fillim, në shenjë solidariteti, mora vendimin që t’i publikoja, por më pas, kur po i shihja me vëmendje karikaturat, ato m’u dukën të gabuara; kjo lloj satire nuk ishte për standardet që ne kemi në New York Times”, shprehet ai.

Gazetari i Spiegel-it ndërhyn dhe thotë se “ato karikatura ishin arsyeja, për të cilën u vranë gazetarët…”, dhe Baquet-i ia bën: “Unë u shërbej lexuesve të gazetës sime, dhe një pjesë e këtyre do të ndiheshin të fyer kur t’u binte në dorë gazeta me karikaturat mbi Muhametin; dhe këta lexues, myslimanë sigurisht, nuk janë anëtarë të Shtetit Islamik; këta lexues janë njerëz që jetojnë në SHBA, që kanë familje, dhe që janë besimtarë”. Dhe pastaj shton: “Të njëjtën gjë ne bëjmë edhe kur fyhen fetë e tjera”.

Intervista e plotë, për ata që dinë anglisht, është në linkun http://www.spiegel.de/international/business/spiegel-interview-with-chief-new-york-times-editor-dean-baquet-a-1014704.html

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.