Syriza gjen partnerin qeverisës. Krijohet qeveri me Grekët e Pavarur të Kammenos

Është kapërcyer shumë shpejt dilema e krijimit të një qeverie në Greqi. Alexis Taipras i Syrizës ia ka dalë të krijojë që ditën e parë pas zgjedhjeve një koalicion që ka numrat e nevojshëm. Partneri në qeveri do të jetë partia e Grekëve të Pavarur që drejtohet nga Panos Kammenos, me të cilin sot Tsipras ka realizuar marrëveshjen. “ANEL i jep votëbesimin kryeministrit Alexis Tsipras. ANEL dhe Syriza ranë dakord për parimet për të cilat populli grek na mandatoi”, citon “Protothema” Kammenos pas takimit me Tsipras. Partia e Grekëve të Pavarur ka shpallur linjën e saj kundër masave shtrënguese dhe me këtë rast bashkimi i saj me Syrizën e bën edhe më aktual deklarimin e Tsipras për rinegociim të borxhit.
s.z
Add new comment