Arkiv-Lajme
Papandreu kërkon votat e shqiptarëve. Flet për paktin detar dhe çështjen çame. Një shpjegim ky pse Tsipras anuloi vizitën në Tiranë...
Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu, që garon me një parti të vetën në zgjedhjet e nesërme greke, ka dhënë një intervistë për “Top-Channel”. Përveç problemeve të brendshme politike, si rritja e Syrizës, Papandreu ka përcjellë edhe disa qëndrime që lidhen me Shqipërinë: së pari për marrëveshjen e detit dhe së dyti për çështjen çame. “Ne shpresojmë që do të jemi në gjendje ta finalizojmë atë marrëveshje dhe të aplikohet nga të dy vendet.
Fjalë të mira për Syrizën edhe nga të majtë shqiptarë. Blushi: “Përfaqëson utopinë lëvizëse për Europën”
Syriza e Alexis Tsipras duket se ka simpatizantë në Shqipëri. Madje deri edhe brenda politikës apo medias. Dje p.sh ishte Andi Bushati që ftonte emigrantët shqiptarë të votonin këtë parti, meqenëse parë nga perspektiva e një emigranti, Syriza, është më pranë tyre dhe realizon, të paktën në planin programatik, një integrim më të ërtetë. Sot është Ben Blushi që është shfaqur me mesazhe pozitive dhe mirëkuptuese ndaj “utopisë lëvizëse” që Tsipras dhe partia e tij u përcjellin grekëve.
Eksperti për sigurinë Ramadan Qehaja: Protestat të panevojshme, shërbimi sekret serb po punon për destabilizimin e Kosovës
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka deklaruar se protestat e paralajmëruara, mund të paraqesin rrezik për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Qehaja ka vlerësuar se janë të panevojshme protestat. Ai ka thënë se destabilizimi i situatës së sigurisë do të ishte fatale për Kosovën. “Politikanët tanë dhe të gjithë ata që kërkojnë demonstrime dhe protesta duhet së pari të mendojnë për sigurinë e Kosovës. Nuk është mirë të fillojë të bëhet një destabilizimi i vendit, kur kjo qeveri është krijuar tani pas pesë muajsh bllokadë.
“Shtëpia me gjethe” e Sigurimit të Shtetit kthehet në muze. Edi Rama falënderon Visho Ajazin për bashkëpunimin
Tanimë është muze. “Shtëpia e gjetheve” apo e njohur në dosje si "objekti gjethe" ka vazhduar të jetë pjesë e infrastrukturës së Shërbimit Informativ Shtetëror edhe pse nuk ishte në përdorim prej vitit 1998. Kjo ka bërë që qeveria të kërkojë leje tek SHISH për të shndërruar këtë objekt në muze të hapur për tu vizituar nga qytetarët.
Berlini i ofron Moskës zonën e tregtisë së lirë me qëllim zhbllokimin e ngrirjes së konfliktit në Ukrainë
Sipas mediave gjermane Qeveria gjermane i ka ofruar Rusisë një ofertë të rëndësishme për të zhbllokuar ngrirjen e konfliktit në Ukrainë. Berlini i ofron Moskës kooperim të ngushtë ekonomik madje me perspektivë krijimin e një zone të tregtisë së lirë, shkruan “Süddeutsche Zeitung” e Mynihu. Sipas informacioneve që zotëron gazeta e njohur qëllimi është dalja nga qorrsokaku i konfliktit në Ukrainë. Sipas “Deutsche Welle” kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë fjalë për këtë ofertë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.
Gianni Buquicchio i Komisionit të Venecias në Tiranë. Takimet do përqendrohen mbi mbështetjen që do japi ky Komision për realizimin e Reformës në Drejtësi
Të martën e 27 janarit pritet të vijë në Tiranë, Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Ai do të zhvillojë takime me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe kryetarin e Komisionit të posaçëm, Fatmir Xhafaj. Gjatë takimeve që do të zhvillojë më zyrtarët e lartë, presidenti i Komisionit të Venecias do të vendosë se në çfarë mënyrë do të mbështesë ky Komision realizimin e reformës së shumëdebatuar në Drejtësi.
Deloitte Football Money League: Ja renditja e 20 klubeve të futbollit sipas të ardhurave
Klubet sportive realizuan rritje të të ardhurave me 14 % në krahasim me një vit më parë, duke treguar se tregu i futbollit mbetet rezistent ndaj klimës më të gjerë ekonomike në botë.
Deloitte Football Money League profilizon dhe rendit klubet sportive të futbollit sipas të ardhurave në nivel botëror, realizuar për të tetëmbëdhjetin vit rradhazi. Ky raport përfaqëson një prej analizave më të besueshme dhe koherente të performancës financiare të klubeve të futbollit, pasi botohet vetëm 8 muaj pas mbylljes së sezonit 2013-2014.
Isa Mustafa: Trepça pronë e Kosovës, do vlerësohet nëse shteti duhet të jetë menaxher i saj
Problemet me Trepçen vazhdojnë të trazojnë ujrat. Kryeministri Isa Mustafa përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka thënë për Trepçën se ky gjigant ekonomik i Kosovës vlen të vlerësohet pasi të jetë kompletuar një strategji e veçantë, nëse shteti duhet të jetë menaxher i saj apo vetëm pronar i pasurive nëntokësore. Mustafa thotë se deri më tani, është vërtetuar se shteti ka dështuar të jetë menaxher i atyre firmave të cilat nuk prodhojnë produkte që janë në interes të publikut dhe ku zbatohet ekonomia e shkallës.
Arrestohet ish-drejtori i shërbimit sekret në Maqedoni, dyshohet për vepra të rënda penale, posedim i paligjshëm i armëve dhe pornografi me të mitur
Agjensia “INA” shkruan se ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski u arrestua mbrëmë në Shkup. Sipas portalit “Press24”, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi të mitur. Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues. Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.
Droga në Xibrakë, ekspertët e DEA-s amerikane ‘trokasin’ në prokurori dhe ofrojnë ndihmë lidhur me hetimin e prejardhjes së kokainës
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se laboratori modern i përpunimit të drogave të forta që u zbulua në Xibrakë të Elbasanit duket se ka tërhequr vëmendjen e Agjencisë Amerikane të Antidrogës “DEA”, kjo pasi Ilir Hyseni që konsiderohet si organizator i rrjetit të trafikut, rezulton të jetë i kërkuar nga Interpoli për trafik, ndonëse me një identitet tjetër.