Berlini i ofron Moskës zonën e tregtisë së lirë me qëllim zhbllokimin e ngrirjes së konfliktit në Ukrainë

Sipas mediave gjermane Qeveria gjermane i ka ofruar Rusisë një ofertë të rëndësishme për të zhbllokuar ngrirjen e konfliktit në Ukrainë. Berlini i ofron Moskës kooperim të ngushtë ekonomik madje me perspektivë krijimin e një zone të tregtisë së lirë, shkruan “Süddeutsche Zeitung” e Mynihu. Sipas informacioneve që zotëron gazeta e njohur qëllimi është dalja nga qorrsokaku i konfliktit në Ukrainë. Sipas “Deutsche Welle” kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë fjalë për këtë ofertë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos. Ajo përmendi opcionin e bisedimeve mes Bashkimit Europian dhe Unionit Euroaziatik të dominuar nga Moska “për mundësitë e një kooperimi në një zonë të përbashkët tregtie“. Si kusht Merkel vuri zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, njoftojnë mediat gjermane.
l.v
Add new comment