Arkiv-Lajme
Thesari “Trepça” me vlerë 2 trilionë dollarë. Ja pse Serbia nuk heq dorë
Në një shkrim të botuar në “Telegrafi” thuhet se nuk është e rastësishme këmbëngulja e Serbisë për pasurinë më me vlerë të Kosovës, Trepçën. Por, sa është saktësisht vlera e Trepçës, nga e cila nuk po heq dorë me presione të vazhdueshme qeveria e Serbisë? “Telegrafi” thotë se sipas presidentit shqiptar për Miniera dhe Minerale, Sahit Muja, Kosova me Trepçën ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh, gjithnjë sipas hulumtimit më të fundit që instituti që drejton Muja ka realizuar në Kosovë gjatë muajit janar të këtij viti.
Perëndimi kërcënon Rusinë me sanksione të reja. Donald Tusk i Polonisë: Jo lehtësime ndaj Moskës, zbutja inkurajon agresorin të intensifikojë dhunën
“Zëri i Amerikës” informon se presidenti Obama dhe udhëheqësit evropianë po paralajmërojnë për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas separatistët pro-rusë ndërmorën një sulm vdekjeprurës me raketë ndaj qytetit port Mariupol të Ukrainës. Sipas “VOA” në një vizitë shtetërore në Indi, Obama tha se ai do ta rriste trysninë ndaj Moskës, pas sulmit të fundit që shkaktoi vdekjen e të paktën 30 vetëve dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve kur raketat goditën një treg dhe godina banimi.
Qeveria e Kosovës: “Do e bisedojmë me Jabllanoviçin shkarkimin e tij”
Pak orë para skadimit të ultimatumit të vendosur nga partitë e opozitës në Kosovë për shkarkimin e ministrit për Komunitetet Aleksandër Jabllanovic, nga qeveria vijnë sinjalet e para. Zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi i tha RTK-së se “qeveria do e bisedojë këtë çështje me të”. Pak ditë më parë, ministri serb i qeverisë së Kosovës i cilësoi si “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët penguan hyrjen e pelegrinëve serbë në kishë. Shkarkimi i këtij ministri ishte edhe një nga kërkesat kryesore të protestës së djeshme kundër qeverisë, që përfundoi me akte dhune.
Ish-kryeministri Karamanlis përflitet si kandidat për president i Greqisë
Ndryshimet i raportit të forcave në parlamentin grek mund të rikthejë në skenën politike ish-kryeministrin grek Kostas Karamanlis, emri i të cilit përflitet si kandidat për president i Greqisë.
Duket e çuditshme, por propozimi mund të vijë nga Radikalët e Majtë të SYRIZA që tashkë kanë mazhorancën në parlament. Eksponentë të saj as i kanë mohuar dhe as i kanë pohuar zërat për kandidimin e Karamanlis si president i Greqisë.
Edhe Artan Shkreli në një mendje me INUK. Basha ka shkelur kriteret ligjore dhe urbanistike për godinën 11-katëshe në Rrugën e Elbasanit.
Pas Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar edhe këshilltari i kryeministrit për urbanistikën Artan Shkreli thotë se godina per te cilen u padit kryetari i Bashkise Lulzim Basha nuk përmbush as kriteret urbane dhe mjedisore. Sipas tij projekti që ka marrë miratimin e Bashkisë së Tiranës çalon si në aspektin teknik ashtu dhe atë mjedisor.
Festime në Greqi, Tsipras drejt mazhorancës absolute. Raportime për pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve në votime!
Mbyllja e kutive të votimit në Greqi është shoqëruar me nisjen e festimeve në zyrat e Syrizas dhe me mbushjen e shesheve nga njerëz që brohorasin. Rezultatet paraprake flasin për një fitore të thellë të partisë së drejtuar nga Alexis Tsipras që parashikojnë 150 vende në parlamentin grek, nga 300 që janë gjithsej.
Kreu i Komisionit të Venecias, këtë fillim jave në Tiranë
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio do të jetë këtë fillimjave në Tiranë. Gazeta “Dita” shkruan se ai do të vijë pas ftesës së Institutit të Studimeve Diplomatike në kuadër të reformës në drejtësi. Ardhja e Buquicchio-s u njoftua edhe nga kreu i Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa. Ky i fundit njoftoi mediat se gjatë takimeve që do të ketë me krerët e shtetit dhe me anëtarët e komisionit do të diskutohet edhe për mënyrën e përfshirjes se Komisionit të Venecias në këtë reformë.
n.k
Britanikja "The Telegraph": Ja ku jeton ish-komunisti, Aleksis Tsipras
Për një djalosh ish-komunist që vjen nga shtresa e grekëve të mesëm, tregues është edhe zona dhe shtëpia ku ai banon. Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull kreut të SYRYZA-s, Aleksis Tsipras, duke vizituar lagjen ku ai jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët.
Korrespondenti i “The Telegraph” ka fotografuar shtëpinë e kreut të SYRYZA-s, e cila ndodhet në Kypseli të Athinës, një pallat 7-katësh në rrugën “Harmonia”, tipike e banesave të shtresave të mesme dhe punëtore në Greqi.
Polemika në distancë pas protestës që përfundoi me akte dhune në Kosovë
Radio “Evropa e Lirë” ka përmbledhur qëndrimet që kampet politike kanë mbajtur për protestën e djeshme të opozitës në Kosovë, që u mbyll me akte dhune. Qendrimet e liderëve politikë janë qartësisht të ndara, edhe pse ka distancim prej protestuesve që hodhën gurë ndaj godinës qeveritare.
Zgjedhjet në Greqi, sipas ambasadorit Dervishi kanë të drejtë vote edhe 100 mijë shqiptarë
Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Greqi, mund të votojnë rreth 100 mijë shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili ka shtuar se zhvillim pozitiv është edhe fakti se shqiptarë ka edhe mes kandidatëve. “Sipas informacioneve që kemi, rreth 100 mijë shqiptarë kanë të drejtë të votojnë dhe kjo është mjaft e rëndësishme”, vlerësoi Dervishi.