Britanikja "The Telegraph": Ja ku jeton ish-komunisti, Aleksis Tsipras

Për një djalosh ish-komunist që vjen nga shtresa e grekëve të mesëm, tregues është edhe zona dhe shtëpia ku ai banon. Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull kreut të SYRYZA-s, Aleksis Tsipras, duke vizituar lagjen ku ai jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët.
Korrespondenti i “The Telegraph” ka fotografuar shtëpinë e kreut të SYRYZA-s, e cila ndodhet në Kypseli të Athinës, një pallat 7-katësh në rrugën “Harmonia”, tipike e banesave të shtresave të mesme dhe punëtore në Greqi.
Sipas gazetës britanike, vetë lagjia ku jeton Tsipras dëshmon për prejardhjen e tij majtiste dhe përpjekjet që ai ka bërë në vite për të drejtat e të varfërve në Greqi. Banorë të lagjes I thanë gazetës “Telegraph” se Tsipras lëviz prej vitesh me një makinë, por pikëpyetja është nëse ai do të sillet në të njëjtën mënyrë edhe kur të zgjidhet kryeministër.
l.m
Add new comment