Edhe Artan Shkreli në një mendje me INUK. Basha ka shkelur kriteret ligjore dhe urbanistike për godinën 11-katëshe në Rrugën e Elbasanit.

Pas Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar edhe këshilltari i kryeministrit për urbanistikën Artan Shkreli thotë se godina per te cilen u padit kryetari i Bashkise Lulzim Basha nuk përmbush as kriteret urbane dhe mjedisore. Sipas tij projekti që ka marrë miratimin e Bashkisë së Tiranës çalon si në aspektin teknik ashtu dhe atë mjedisor.
Shkreli thotë se godina 11 katëshe që po ngrihet në vendin e një ish-vile të Rrugës së Elbasanit nuk respekton asnjë efekt legal, nuk ka largësinë minimale midis godinave, nuk respekton vijën e ndërtimit, shkatërron trashëgimin e kryeqytetit dhe për më tepër prish kordonin arsimor të kësaj zone. Sipas tij objektet rreth e rrotull janë dy-tre katëshe, ndërsa ky objekt shumëkatësh, është si një hu që ngulet në shpinë të kësaj zone.
Në reagimin e saj Bashkia e Tiranës nuk kursen akuzat për këshilltarin e kryeministrit.
“Shkreli, bashkë-arkitekti i betonizimit të Tiranës i shumë përdoruri sekser dhe i keqpërdoruri serial i ish-kryebashkiakut Rama, zuri vendin e dallëndyshes së korrupsionit përmbarues dhe krimeve të tjera ndaj qytetarëve, për të cilat po afron dita e gjykimit”.
l.m
Add new comment