Polemika në distancë pas protestës që përfundoi me akte dhune në Kosovë

Postuar në 25 Janar, 2015 10:08

Radio “Evropa e Lirë” ka përmbledhur qëndrimet që kampet politike kanë mbajtur për protestën e djeshme të opozitës në Kosovë, që u mbyll me akte dhune. Qendrimet e liderëve politikë janë qartësisht të ndara, edhe pse ka distancim prej protestuesve që hodhën gurë ndaj godinës qeveritare. Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se liderët e opozitës që protestojnë po tregojnë “dyfytyrësi”, nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe forcat e tjera të bllokut opozitar përsëritet ultimatumi për shkarkimin e ministrit serb dhe për të sjellë në Kuvend ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike.

Sa i përket akteve të dhunës, Lëvizja “Vetëvendosje” tha se ato ishin jashtë skenarit të protestës. Edhe Fatmir Limaj i “Nisma-s” ndan të njëjtin qëndrim, se “një grup i vogël që bëri veprime të dhunshme nuk e minimizon protestën”. Ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga në reagimin e saj është treguar e balancuar duke e konsideruar protestën si një të drejtë demokratike të qytetarëve për të shprehur kërkesat e tyre ndërsa nga ana tjetër ka dënuar ashpër “aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish”.

Gjithsesi, partitë opozitare i kanë lënë afat kryeministrit Mustafa që deri të hënën në ora 16:00 të shkarkojë ministrin serb dhe të sjellë në Kuvend ligjin për Trepçën. Sidoqoftë, sipas radios “Evropa e Lirë”, mbetet për t’u parë nëse ky presion i opozitës do të ndikojë apo jo mbi kryeministrin për të marrë vendim

Artikulli i plotë: http://www.evropaelire.org/content/article/26812409.html

n.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.