Festime në Greqi, Tsipras drejt mazhorancës absolute. Raportime për pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve në votime!

Postuar në 25 Janar, 2015 12:50

Mbyllja e kutive të votimit në Greqi është shoqëruar me nisjen e festimeve në zyrat e Syrizas dhe me mbushjen e shesheve nga njerëz që brohorasin. Rezultatet paraprake flasin për një fitore të thellë të partisë së drejtuar nga Alexis Tsipras që parashikojnë 150 vende në parlamentin grek, nga 300 që janë gjithsej.

Korrespondenti i "Top Channel" në Selanik, Aleksandër Marku, njoftoi se procesi i votimit u mbyll rreth orës 19:00 pa shënuar ndonjë incident dhe tashmë ka nisur menjëherë numërimi i votave. Ai është shprehur se ky proces do të përfundojë shumë shpejt, në sajë të sistemit të përdorur. Sa i përket shqiptarëve me të drejtë vote në Greqi, korrespondenti tjetër Artur Bibe ka raportuar se nuk ka pasur një pjesëmarrje shumë të madhe në këto zgjedhje edhe pse rreth 100 mijë prej tyre kishin të drejtën e zgjedhjes.

Për më shumë: http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=291769#k1

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.