Arkiv-Lajme
Ben Blushi: Albin Kurti, produkt i iluzioneve që shkaktojnë librat
Shkrimtari Ben Blushi ka bërë një shkrim analizë për Lapsi.al, ku thotë, ndër të tjera se, Albin Kurti “ashtu si shumica e njerëzve që janë produkt i librave dhe i iluzioneve që shkaktojnë ato, ka një defekt të pëlqyeshëm: nuk di të bëjë llogari”. Në shënimin me titull: “Ça ke Albin?”, Blushi bën me dije se përshtypja në fjalë i është krijuar nga një takim i vetëm, ndërsa ajo që e përforcoi edhe më shumë mendimin për ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, ishte gjatë ditës së protestave të siç i quan ai, dishepujve të tij në Prishtinë.
Beogradi vlerëson se Trepça është “esenciale në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Jabllanoviç, i sakrifikueshëm
Çështja “Jabllanoviç” mund të marrë një zgjidhje nga Beogradi. “Koha Ditore” citon drejtorin e Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, sipas të cilit kontributi i anëtarëve serbë në qeverinë e Kosovës duhet të shkojë kah stabiliteti. “Serbia do stabilitetin e Kosovës dhe këtë anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës duhet ta përmbushin. Nëse anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës nuk japin rezultate të këtë segment, ndoshta edhe dikush nga Beogradi do të kërkojë përgjegjësi”, ka theksuar Gjuriç.
“Panorama” zbulon dy variantet e ndryshuara të ligjit për dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Si shpëtojnë Ruçi dhe Cani.
Gazeta “Panorama” ka bërë sot publike ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Mësohet se qeveria i ndryshoi nenet për të mos cenuar disa figura të njohura brenda mazhorancës. Gazeta “Panorama” disponon të dy variantet e paraqitura nga Këshilli i Ministrave, ku në Kuvend u dorëzua varianti i korrektuar, i cili nuk penalizon individët e zgjedhur ose ata që janë kandidatë për t’u zgjedhur dhe pse mund të kenë qenë anëtarë të Byrosë Politike, të Komitetit Qendror të PPSH-së, ministra apo zv/ministra, prokurorë, gjyqtarë etj.
Precedenti “Syriza”, Lubonja i ka të gjithë kundër në “Opinion”: “Në Shqipëri, përballë kësaj kaste, mund të kemi edhe skenarin tunizian”
Syriza dhe “revolucioni antisistem” në Greqi ishte tema e djeshme në “Opinion” në Tv Klan. Zgjedhjet në Greqi kanë krijuar më shumë sesa kuriozitet. Kjo ngaqë ato nxorën jashtë loje një pjesë të establishmentit të vjetër, sidomos nga e majta tradicionale. Ajo që ka rënë në sy në panelin e ndërtuar nga moderatori Blendi Fevziu, është uniteti mes të djathtëve e të majtëve, sipas konvencioneve zyrtare, në qëndrimin se ajo që ndodhi në Greqi, nuk ka gjasa të ndodhë në Shqipëri.
21 janari, ish-kryeministri Berisha: “Nuk pati urdhër për të qëlluar, por Garda qëlloi se u qëllua me mijëra herë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” që drejtohey nga Eni Vasili. Berisha ka folur thuajse për të gjitha zhvillimet politike të ditës, për të cilat nuk ka munguar të komentojë. Po shkëpusim këtu atë që tha ish-kryeministri për 21 janarin 2011. Ja se çfarë tha Berisha: “Merr Ziver Veizin, që i kërkoj ndjesë familjes që po i referohem. Çfarë i tha ai familjes? Merrni armët të luftoni Sali Berishën. Kundër kujt erdhi ai, Marku, të protestonte? Ai erdhi për bllokun e Ilir Metës. Ku është blloku i Ilir Metës tani? A ka moral njerëzor këtu apo jo?
Thaçi: Askush nuk mund të lejojë që Kosova të bëhet si Shqipëria e 97-ës!
Në një emision televiziv, zv.kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar lidhur me situatën e protestave në Prishtinë, se askush nuk do të lejohet që Kosovën ta bëjë si Shqipëria e vitit 1997.
PD hedh një hap pas për Dukën në Durrës. Paloka: "Ende s’është vendosur, edhe pse kam shumë respekt”
A është një hap prapa nga PD, apo një veprim i nxituar i republikanëve për kandidaturën e Durrësit? Demokratët duket se ende nuk kanë një vendimmarrje në lidhje me kandidaturën e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha sot, “kam respekt të madh për z. Duka, por nuk ka një vendimmarrje brenda koalicionit për kandidatura të caktuara. Është një propozim i z. Mediu për z. Duka, por vendimmarrje si koalicion ne nuk kemi”.
Zbatimi i “Marrëveshjes së Ohrit”, Shkupi injoron mesazhet e Tiranës dhe Prishtinës
Agjencia “INA” informon se partia bartëse e pushtetit VMRO-DPMNE nuk ka përfillur mesazhet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Madje agjencia shton se deklaratat dhe mesazhet e krerëve shtetëror të Tiranës dhe Prishtinës kanë qenë vetëm pjesë e debatit të mediave shqiptare dhe se ato më shumë janë cilësuar si deklarata shterpe që nuk janë përfillur nga Shkupit zyrtar.
Kryeministri e quajti idiotësi - BIRN boton shkresën për ngritjen e grupit të punës për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të 21 janarit
Kryeministri i Shqipërisë doli dje në intervistën e parë për vitin 2015 në “Shqip” të Rudina Xhungës. Dhe duhet thënë se u mor jo pak me mediat, me gazetarët, duke i quajtur thuajse të gjitha kritikat, apo çështjet e ngritura këto kohë, si mite të ndërtuara në pabesi të së vërtetës. Idiotësi quajti ai edhe lajmin e publikuar nga BIRN se familjarët e viktimave të 21 janarit kanë negociuar me qeverinë për një dëmshpërblim prej 400 milionë lekësh.
Mirë korrupsion, po edhe pa pikë kujdesi: Një komunë në Mat blen bojë printeri, por s’ka printer
Ja një mënyrë sesi t’i biesh fare shkurt edhe me korrupsionin: të fusësh në faturat e shpenzimeve blerjen e sasive të tëra bojë printeri, kur nuk ke fare printera në zyra. Shtatë zyrtarë të komunës Lis në Mat, përfshi edhe kryetarin e komunës akuzohen për falsifikim të dokumentave me pasojë një dëm ekonomik prej 10 milionë lekë, njofton TCH. Prokuroria e Matit njofton hetimi ka zbuluar se janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive.