Arkiv-Lajme
Nis punën komisioni hetimor për emërimet në administratë
Nis punën komisioni hetimor për emërimet ne administratë. Ky komision do të mbledh fakte për emërime të jashtëligjshme dhe individëve me të kaluar kriminale në institucionet shtetërorë. Kryetari Genc Pollo, në mbledhjen konstituese ripërsëriti shqetësimin, që demokratët prej disa muajsh e kanë kthyer në betejë politike, se në sfera të lartë të institucioneve shtetërore kanë depërtuar njerëz me të shkuar të errët kriminale të cilët gëzojnë suport portik.
Shënim: E mbani mend kur ishte Saliu?
Sot u mblodh komisioni hetimor për emërimet në administratë ku siç pritej ka patur “debate”. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera nënkryetari i tij, deputeti socialist Taulant Balla: “Kemi mjaft prova konkrete që elementë kriminalë të larguar nga administrata strehohen sot në Bashkinë e Tiranës... Kur Basha ishte ministër i Jashtëm transportohej drogë me makinat e ambasadave shqiptare”. Para disa ditësh, kur po debatohej çështja e çmimit të karburanteve, Balla doli me një tjetër autoprononcim diversiv në “Facebook”: “A e mbështet PD-ja heqjen e taksës “Zen” për karburantet”, pyeste Balla.
Ministri serb i Punëve të Jashtme në fund të marsit në Prishtinë. Daçiç: Vizita ime s’ka lidhje me çështjen statusore, Serbia s’ka ndryshuar
“Koha Ditore” shkruan se Daçiç vjen në Prishtinë me qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës. Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së Ivica Daçiç ka paralajmëruar se në fund të marsit do të vizitojë Prishtinën për të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Takimi në Prishtinë do të jetë pa simbole statusore.
Bllokim buxheti në bashkinë e Tiranës? E njëjta ndodhka edhe në Prishtinë. Ndryshimi – kryetari i komunës kërkon zgjedhje...
Praktikat e dështuara të Shqipërisë kanë depërtuar më shpejt në politikën kosovare sesa ndonjë praktikë që edhe mund të shënojë ndonjë hap përpara. Kështu në Shqipëri ështënshumë e zakonshmë që Bashkia e Tiranës tanketë buxhetin të bllokuar, pae dy forcat që kompozojnë këshillin “zihen për projektet e zhvillimit”. E njëjta gjë ndodhka edhe në Prishtinë, çka e ka shtyrë kryetarin e kësaj komune që të kërkojë zgjedhje për këshillin komunal. Sjpend Ahmeti ka postiar në “Facebook” mesazhin e vet, nisur nga fakti se më 1 mars përfundon buxhetimi i komunës nga ministria e Financave.
Lefteri Luzi: "Jemi në pritje të ndryshimeve të kodit zgjedhor për të vazhduar me zgjedhjet lokale"
Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, në një intervistë për emisionin “ Ditë e Re” në Ora News, vlerësoi plotësimin e trupës së KQZ dhe rikthimin e Denar Bibës, duke shprehur dhe konsiderata për të. “Unë jam shumë e kënaqur që KQZ u plotësua. Do fillojmë menjëherë punën. Kemi përgatitur aktet. Sot ne do të zgjedhim nën.kryetarin dhe pastaj të hënën KQZ me të gjithë trupën është në punë me kohë të plotë 24 në 24. Puna ka debate dhe unë debatin në punë e konsideroj si zhvillim dhe jo në plan personal. Debati është konstruktiv.
Nishani dekreton Floreta Faber, si ambasadore të Shqipërisë në SHBA
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot emërimin e Floreta Faber në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faber do të mbulojë edhe Meksikën, Panamanë dhe Republikën Domenikane, si ambasadore jorezidente.
s.z
Kandidati për Guvernator i Bankës së Shqipërisë shpalos platformën. Gent Sejko: Vëmendje e madhe do t’i kushtohet auditit
Në një seancë degjimore para Komisionit te Ekonomisë, Gent Sejko, kandidati i propozuar nga presidenti i vendit, Bujar Nishani për Guvernator të Bankës së Shqipërisë shpalos platformen e tij. Ai u ndal në transperancën në pune nëse zgjidhet në këtë detyre dhe ne raportet lidhur me Kuvendin dhe publikun, duke e quajtur këtë një prioritet. “Ruajtja e integritetit te punonjësve te BSH është prioritet e gjithashtu edhe mbrojtja e interesave te konsumatoreve” tha ai, para deputeteve.
“Gazeta Shqiptare”/ Miqtë e Fekës: Na tha se do të shkonte për specializim jashtë shtetit
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për rrëzimin e helikopterit me 1 ton drogë, ku ka gjetur vdekjen dhe piloti shqiptar. Sipas “Gazeta Shqiptare” lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës helikopteri drejtohej nga majori shqiptar, Sokol Feka, i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosur a prej 18 vitesh dhe me gradën major që nga viti 2009.
Isa Mustafa: Ata që bënë krimet makabre në Kosovë janë të rëndësishëm në pushtetin serb
“Njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë, të rëndësishëm në pushtetin serb”. Kështu deklaron Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai pret nga qeveria serbe që të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës. Sipas tij, qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre.
BE diskuton sanksionet për Rusinë, do të zgjasin deri në shtator. Mogherini: Presionin maksimal për të arritur armëpushimin
Në Brusel u mblodhën sërish Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë dhe mundësisë së sanksioneve të reja ndaj Rusisë. BE zgjat deri ne shtator sanksionet e saj ndaj Rusise për shkak të luftimeve të vazhdueshme në lindje të Ukrahinës. “Zëri i Amerikës” thotë se trysnia është shtuar që pas sulmit të para disa ditëve në Mariupol, kur raketat ranë në një zonë me popullsi civile, duke shkaktuar 30 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.