Bllokim buxheti në bashkinë e Tiranës? E njëjta ndodhka edhe në Prishtinë. Ndryshimi – kryetari i komunës kërkon zgjedhje...

Praktikat e dështuara të Shqipërisë kanë depërtuar më shpejt në politikën kosovare sesa ndonjë praktikë që edhe mund të shënojë ndonjë hap përpara. Kështu në Shqipëri ështënshumë e zakonshmë që Bashkia e Tiranës tanketë buxhetin të bllokuar, pae dy forcat që kompozojnë këshillin “zihen për projektet e zhvillimit”. E njëjta gjë ndodhka edhe në Prishtinë, çka e ka shtyrë kryetarin e kësaj komune që të kërkojë zgjedhje për këshillin komunal. Sjpend Ahmeti ka postiar në “Facebook” mesazhin e vet, nisur nga fakti se më 1 mars përfundon buxhetimi i komunës nga ministria e Financave. “Në shtator të vitit 2014 Kuvendi Komunal i Prishtinës aprovoi buxhetin e vitit 2015 prej 69 milion euro. Qeveria nuk e pranoi atë buxhet, si ajo e kaluara, ashtu edhe kjo e reja. Prandaj, komuna e Prishtinës sot nuk ka buxhet të aprovuar, dhe punon me buxhet të imponuar nga Ministria e Financave. Kjo situatë mund të vazhdojë vetëm deri më 1 mars, e pastaj nuk ka më shpenzime. Me ligj Kuvendi Komunal shpallet jofunksional dhe shkon në zgjedhje. Meqenëse ka pas kërkesa nga koalicioni LDK - PDK që po synojnë bllokimin e Prishtinës, i ftoj publikisht të shkojmë në zgjedhje për Kuvend Komunal. Të kuptohet se a janë Prishtinalitë për koalicionin bllokues LDK - PDK apo për vazhdimin e çlirimit nga korrupsioni.Ne jemi gati, po ju?”, shkruan Ahmeti. Me siguri dyshja e stabilitetit në Kosovë, Mustafa-Thaçi, mund të akuzojnë për një tjetër qasje destabilIzuese, meqenëse qëkurse shqiptarët kanë krijuar shtet, si normë e stabilitetit është ngulitur varfëria dhe të qenit të fundit.
http://koha.net/?id=8&l=42806
s.z
Add new comment