Lefteri Luzi: "Jemi në pritje të ndryshimeve të kodit zgjedhor për të vazhduar me zgjedhjet lokale"

Postuar në 30 Janar, 2015 06:25

Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, në një intervistë për emisionin “ Ditë e Re” në Ora News, vlerësoi plotësimin e trupës së KQZ dhe rikthimin e Denar Bibës, duke shprehur dhe konsiderata për të. “Unë jam shumë e kënaqur që KQZ u plotësua. Do fillojmë  menjëherë punën. Kemi përgatitur aktet. Sot ne do të zgjedhim nën.kryetarin dhe pastaj të hënën KQZ me të gjithë trupën është në punë me kohë të plotë 24 në 24. Puna ka debate dhe unë debatin në punë e konsideroj si zhvillim dhe jo në plan personal. Debati është konstruktiv. Mua më vjen shumë mirë që kam përsëri Denarin në krah në KQZ sepse sigurisht ai është një djalë i formuar, është profesionist dhe në këtë mënyrë unë do ta kem punën time edhe më të lehtë. Pa përjashtuar edhe kolegët e tjerë, sepse edhe ata i njoh sepse i përkasin fushës se drejtësisë dhe ata janë dy kolegë shumë të nderuar”. Zgjedhjet vendore të këtij viti do të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re administrative. Luzi tha se Komisioni është në pritje të miratimit të ndryshimeve të kodit zgjedhor nga Kuvendi, për të vijuar më pas me aktet përkatëse.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/vendi/luzi-me-rikthimin-e-denarit-puna-me-e-lehte-smarr-telefonata-nga-politikanet/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.