Arkiv-Lajme

Ministri grek i Ekonomisë i thotë kreut të Eurogrup: “Trojka është një komitet joserioz anti-europian. Nuk do të bashkëpunojmë më me të”

Postuar në 31 Janar, 2015 02:04

Një takim i tensionuar ka qenë ai i zhvilluar në Athinë mes ministrit grek të Ekonomisë, Yanis Varufakis dhe kreut të Eurogrup, Jeroen Dissebloem. Jo vetëm mediat greke, por edhe ato ndërkombëtare i kanë bërë jehonë këtij takimi, duke e ilustruar me foto që flasin sa mijëra fjalë. Ministri grek ia ka prerë shkurt zyrtarit të lartë holandez, duke i thënë: “Trojka është një komitet joserioz anti-europian. Nuk do të bashkëpunojmë më me të”. Pas kësaj deklarate, kreu i Eurogrupit është ngritur dhe mes një sikleti mezi i dha dorën ministrit grek. Ky i fundit, shfaqi një sjellje të çuditshme.

Shkullaku për “Express”: Sa më të dhunshme protestat, aq më shumë zvogëlohet Vetëvendosja

Postuar në 31 Janar, 2015 00:55

Analisti Armand Shkullaku konsideron se sa më e madhe dhuna nëpër protesta aq më e vogël do të bëhet Vetëvendosja. Ai kujton kohen kur kjo parti kishte mbajtur protesta në Merdarë e te Dheu i Bardh dhe humbjen e përkrahjes për Vetëvendosjen në çastin kur ishte përdorur dhuna. Në një intervistë për  të përditshmen “Express” në Kosovë, Shkullaku thotë se Kryeministri i ri duhet të lexojë drejt mesazhet e protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë për shkak edhe të papunësisë dhe kushteve të vështira ekonomike.

Majori i helikopterit me drogë, Nishani: Dështim i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Postuar në 31 Janar, 2015 00:41

Rastin e major Fekës të përfshire në trafik droge, presidenti Bujar Nishani e konsideron si një prej pasojave të emërimeve politike dhe përqëndrimit të kompetencave. Në një interviste për “ABC News”, Nishani tha se, përgjegjësi direkte ka kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, i cili nuk emërohet më nga presidenti. Në këtë interviste kreu i shtetit komentoi dhe ngërçin në Gjykatën e Lartë apo çështjen e nënkryetarit ende të pazgjedhur të KLD-së.

AL Kaeda: Me dobësimin e SHBA-së vitet e fundit, Franca ka zënë vendin e saj me luftën kundër islamit

Postuar në 30 Janar, 2015 14:46

Sipas “AFP” një nga krerët e Al Kaedës në gadishullin arabik (AQPA) deklaroi sot se Franca ka zëvendësuar SHBA-në duke dalë në krye të listës së vendeve armike ndaj islamit, në një regjistrim audio të publikuar sot. “Me dobësimin e SHBA-së vitet e fundit, Franca ka zënë vendin e saj me luftën kundër islamit”, deklaroi shefi ideologjik i AQPA-së, Ibrahim al-Rubaish. AQPA-ja, e konsideruar nga Uashingtoni si degëzimi më aktiv dhe i rrezikshëm i Al Kaedës, kishte marrë përsipër në mes të janarit sulmin në Paris kundër gazetës franceze “Charlie Hebdo” ku vdiqën 12 persona.

Mal i Zi, shqiptarët kërkojnë vetëqeverisje lokale me qendër në Tuz

Postuar në 30 Janar, 2015 12:52

“Zëri i Amerikës” raporton nga i dërguari i saj në Mal të Zi se, në zonën e Malësisë  me shumicë shqiptare, që prej më shumë se dy dekadash, kërkohet vazhdimisht e drejta e vetëqeverisjes lokale, që nënkupton themelimin e komunës së plotë me seli në Tuz, si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Forcat politike shqiptare akuzojnë pushtetin qendror të Malit të Zi për gjendjen e krijuar dhe përfaqësuesit e partisë në pushtet theksojnë se nuk e kundërshtojnë statusin e komunës së plotë të Tuzit në Malësi.

 

l.v

 

Një polemikë për Gjonmarkajt...

Postuar në 30 Janar, 2015 12:40

Para disa ditëve Agron Gjekmarkaj, publikonte në gazetën “Panorama” një shkrim që merrte shkas nga vdekja e pinjollit të fundit të familjes së Gjonmarkajve në Mirditë. “Jam i bindur që shqiptarët sa herë kanë nevojë të mburren për ndonjë gjë të mirë në histori, duhet të trokasin në dyert e Gjomarkajve dhe t’iu kërkojnë leje për të përdorur emrin e tyre”, e përmbyllte Gjekmarkaj refleksionin e vet “ndershmërisht subjektiv”.

Eurispes, 4 italianë në 10: Italia duhet të dalë nga zona euro. Shkaku: Dobësimi i ekonomisë

Postuar në 30 Janar, 2015 12:37

Katër italianë në 10 (40,1%) mendojnë se do të ishte shumë mirë të dilnin nga zona Euro. Këtë e bën publik Raporti Eurispes 2015, i cili nënvizon se në të njëjtën periudhë, në vitin 2014 numri i të zhgënjyerve nga monedha euro ishte 25,7%, ndërsa një vit më vonë ai është rritur duke dëshmuar shifrën e 40,1%. Ndërkaq 55,5% e euroskeptikëve është e bindur se Italia duhet të dalë nga euro pasi ajo ishte arsyeja kryesore e dobësimit të ekonomisë. 

 

l.v

 

"Ça ke Albin?” i Ben Blushit prodhon një “rrebesh” reagimesh kundër. Madje edhe sulme personale

Postuar në 30 Janar, 2015 11:44

Ka prodhuar reagime jo të pakta, emocionale madje, shkrimi i Ben Blushit “Ça ke Albin?”. Pas reagimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe gazetarit Çlirim Peka, të dy kundër gjykimeve të Blushit për liderin e Vetëvendosjes, janë edhe disa gazetarë në Kosovë që i kundërvihen deputetit socialist, madje duke mos munguar me gjykime të tyret për karrierën e këtij të fundit.

Ende i panjohur bashkëpiloti i Sokol Fekës në helikopterin e Spanjës. Profili i majorit të Farkës që përflitet të ketë lidhje me politikën

Postuar në 30 Janar, 2015 11:24

Në aksidentin që i mori jetën instruktorit teknik të regjimentit të Farkës, u fol edhe për një viktimë të dytë; identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik nga autoritetet spanjolle, të cilat lajmëruan fillimisht ambasadën shqiptare në Spanjë pas verifikimit se piloti i helikopterit të ngarkuar me rreth 800 kg marijuanë  që fluturonte ilegalisht nga Maroku drejt Spanjës ishte një major i ushtrisë shqiptare.

Artan Lame kërkon të drejtojë kryeqytetin: Jam gati të kandidoj, më hanë duart për Tiranën

Postuar në 30 Janar, 2015 11:19

Duhen edhe rreth 3 muaj që të nisë edhe zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhje vendore, që do të zhvillohet për herë të parë me ndarjen e re, por në media dhe opinionin publik kanë nisur të qarkullojnë prej disa kohësh emrat e kandidatëve të mundshëm për bashkitë më të rëndësishme të vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme