Eurispes, 4 italianë në 10: Italia duhet të dalë nga zona euro. Shkaku: Dobësimi i ekonomisë

Katër italianë në 10 (40,1%) mendojnë se do të ishte shumë mirë të dilnin nga zona Euro. Këtë e bën publik Raporti Eurispes 2015, i cili nënvizon se në të njëjtën periudhë, në vitin 2014 numri i të zhgënjyerve nga monedha euro ishte 25,7%, ndërsa një vit më vonë ai është rritur duke dëshmuar shifrën e 40,1%. Ndërkaq 55,5% e euroskeptikëve është e bindur se Italia duhet të dalë nga euro pasi ajo ishte arsyeja kryesore e dobësimit të ekonomisë.
l.v
Add new comment