Arkiv-Lajme
Në krye të shërbimeve inteligjente të Kosovës zgjidhet Inspektori i Përgjithshëm, Agron Selimaj
Presidentja e Kosovës ka dekretuar sot kreun e ri të shërbimit inteligjent, njohur si Agjencia Kombëtare e Inteligjencës. Ai do të jetë Agron Selimaj, i cili deri më tani ka mbuluar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI. Emërimi vjen pasi ish-drejtori, Bashkim Smakaj dha dorëheqjen më 16 janar. Propozimin e Selimajt e ka bërë kryeministri Isa Mustafa.
s.z
Gramsh, ura drejt shkatërrimit, në izolim 400 banorë të fshatit Trashovicë
Vazhdojnë njoftimet dramatike nga përmbytjet që kanë pushtuar vendin. Rreth 400 banorë të fshatit Trashovicë në Gramsh, rrezikojnë të izolohen pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të zonës po shkon drejt degradimit. Situata është përkeqësuar si pasojë e reshjeve, ndërsa ura si e vetmja rrugë lidhëse për këtë fshat, prej vitesh nuk njeh asnjë investim. Ura është thuajse e pakalueshme, ndërsa banorët e fshatit i bëjnë apel instancave përkatëse të ndërhyjnë. Uji ka pushtuar edhe tokat bujqësore si dhe disa banesa.
a.k
Investitori i madh kinez Jan Jiehe kërkon të hyjë në Greqi, Shqipëri etj, njofton Financial Times
Jan Jiehe është themeluesi i kompanisë më të madhe në sektorin privat në Kinë. Ai është njeriu i shtatë më pasur në vend dhe kompania e tij, China Pacific Construction Group është e 166-ta në listën e Fortune me 500 kompanitë më të mëdha në botë. Siç ka raportuar Financial Times, më pas Bloomberg dhe një seri agjencish greke, Jiehe ka ndërmend që të investojë në Shqipëri dhe në Greqi. “Kam ndërmend që të shkoj shumë shpejt në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi.
Përmbytjet sundojnë jugun. 11 të bllokuar fshatrat e Vlorës, 4 në Levan. Në Berat evakuohen 90 familje
Situatë dramatike që sa vjen e përkeqësohet në zonën fushore të Myzeqesë dhe Beratit. Mësohet se nga vazhdimi i rritjes së nivelit të ujërave, fshatrat e komunës së Novoselës në Vlorë janë totalisht nën pushtetin e ujit. Ndërkohë katër banorë kanë mbetur të bllokuar në Levan të Fierit, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur krejtësisht. 11 persona të tjerë janë të bllokuar në Cerkovinë, Bishan dhe Fitore të Vlorës. Shpëtimi i tyre pritet të bëhet me gomone dhe helicopter.
Pacolli fajëson qeverinë: Ikjet masive të kosovarëve për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike
Ish–zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherësh president i AKR-së ka komentuar gjithashtu sa i përket ikjes së shumë qytetarëve nga Kosova. Kjo sipas Pacollit po ndodh nga mungesa e perspektivës ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në një shkrim të postuar në Facebook, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, po ashtu ka shtruar disa pyetje për Kryeministrin aktual Isa Mustafa, dhe atë të kaluarin Hashim Thaçi, ky i fundit, ministër i Punëve të Jashtme.
“Deutsche Welle” ngre pikëpyetje nëse në Maqedoni ka një tentativё pёr puҫ apo është luftё brutale pёr pushtet
Nё Maqedoni po përshkallёzohet kriza nё politikёn e brendshme mes qeverisё dhe opozitёs. Qeveria akuzon opozitёn pёr plane pёr njё grusht shteti, e nga ana tjetër, opozita akuzon qeverinё pёr kriminalitet dhe afera korruptive. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, “Deutsche Welle” në shqip ngre pyetjen nëse kemi të bëjmë me një tentativё pёr puҫ apo kemi të bëjmë vetëm me një luftё brutale pёr pushtet nё Maqedoni. Sipas analistëve, ajo që është e sigurtë është se Maqedonia po hyn në destabilizim.
Protestat e opozitës, Isa Mustafa: Problemet nuk zgjidhen me ultimatume
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa po përballet me presionin e ultimatumit të vendosur nga opozita për shkarkimin e ministrit serb për Kthim dhe Komunitet, Aleksandër Jabllanoviç. Afati i vendosur nga opozita është dita e mërkurre ndërsa dy protestat e mëparshme të saj për këtë qëllim janë përshkallëzuar në akte dhune e në përleshje mes protestuesve e forcave policore.
Duke iu përgjigjur ultimatumit të “Vetëvendosjes” për protesta të tjera gjatë javës së ardhshme, në një deklaratë për shtyp Mustafa shkruan se “asgjë nuk zgjidhet duke dhënë ultimatume e duke vendosur afate”.
INUK njofton aksion për shembjen e mbi 100 ndërtesave në Vlorë. Banorët protestojnë, deputeti i LSI-së njofton shtyrjen
Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar ka njoftuar se do të nisё nesёr nё mёngjes operacionin e prishjes së mbi 100 ndërtesave, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Shembja e ndërtesave vjen për faktin se ndodhen në gjurmën e rrugës trans-ballkanike dhe për këtë qëllim është njoftuar se familjet e prekura do të shpronësohen. Por ky vendim është kundërshtuar me forcë nga banorët të cilët kanë protestuar duke mbajtur një arkivol bosh, për të treguar vendosmërinë e tyre kundër vendimit për prishjen e shtëpive. Pas kësaj proteste, nuk kanë munguar reagimet politike.
Keti Bazhdari flet për mundësinë e kandidimit për bashkinë e Shkodrës: “Misioni im do merrte trajtën e plotë me këtë propozim”
Keti Bazhdari, ish-kryetare e Partisë Socialiste për Shkodrën, në një intervistë për gazetën “Shekulli”,nuk e mohon mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Shkodrës. Në lidhje me mundësinë e kandimit, ajo shprehet se “propozimi për këtë rol do i jepte një plotësim misionit të saj”.
Fatmir Limaj i bashkohet ultimatumit të “Vetëvendosjes”: "Kryeministër, shkarkoje ministrin Jabllanoviç para së mërkurës"
Ultimatumit të vendosur nga Lëvizja “Vetëvendosje” për shkarkimin e ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç i është bashkuar edhe deputeti i “Nisma”, Fatmir Limaj. Në një postim në rrjetet sociale, Limaj kërkon që akti i shkarkimit të merret para ditës së mërkurre, ditë kur është njoftuar protesta e radhës nga Lëvizja “Vetëvendosje”.