Arkiv-Lajme
Burgaj në prokurori për 21 janarin: Urdhër arrestet nuk i zbatova se kishin lapsus ortografik
“Lapsusi ortografik” ka qenë arsyeja që ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, nuk ka zbatuar urdhër-arrestet e lëshuara nga prokuroria për gardistët e akuzuar të ngjarjeve të 21 janarit 2011. Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, janë thirrur sot në Prokurori, për t’u marrë në pyetje në lidhje këtë çështje. Sipas Burgajt, pasi lapsusi u korrigjua, më pas zbatimi i urdhër-arresteve ka qenë kompetencë e drejtorisë së Tiranës.
Ç'po ndodh në Kosovë? Buzhala shkruan se palët janë bërë si Assad me ISIS. Pajtohen në një pikë: “T'i hiqnin qafësh ata që 'filozofojnë shumë'. Mundësisht mediat”
Ka mjaftuar një deklaratë e Aleksandër Jabllanoviçit që Kosova të përfshihet nga protestat. Është kërkuar dorëheqja e tij, por çështja po nxjerr në sipërfaqe edhe problemin kompleks të Trepçes, e më tej brishtësinë e stabilitetit në shtetin tonë fqinj. Palët janë polarizuar shumë, aq sa siç thotë Blerat Buzhala në një opinion në gazetën “Express” “Po e urrejmë Bashkimin Europian dhe SHBA'në për shkak të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Duke menduar se Mustafa dhe Thaçi janë vetë Perëndimi, sepse janë partnerë të tyre.
Liqeni i Bovillës në pikën kritike të nivelit të ujit, Ujësjellësi njofton se do të hapë portat shkarkuese
Pasi ka arritur kuotat maksimale për shkak të rreshjeve të furishme, ujëmbledhësi i Bovillës që furnizon me ujë kryeqytetin e ka digën në pikën kritike të nivelit. Kësisoj, njoftohet se Ndërmarrja e Ujësjellësit Tiranë do të hapë portat e shkarkimit. Kjo pritet të sjellë një përmbytje edhe për zonat që janë pranë këtij ujëmbledhësi. Sipas një njoftimi publik të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, aktualisht Bovilla ka arritur kuotën 318.5 metra dhe shkarkimi i ujit është i pashmangshëm.
a.k
Ikja nga Kosova, problem në rritje. Politika bën thirrje: “Mos ikni! Të mbahemi si në ditët e vështira!”
Mediat në Kosovë kanë disa kohë tashmë që raportojnë dukurinë e ikjes në masë të qytetarëve. Ikje nga varfëria, nga dështimi i shtetit për të siguruar një minimum shprese, ikje diku me shpresën se kudo ku është kjo Diku, është më mirë se në vendin tënd. Për këtë dukuri që po kthehet në një thuajse epidemi, prononcohen edhe politikanë, të cilët duhet thënë se kanë një mesazh korrekt: Mos ikni! Kështu shprehet edhe Ramush Haradinaj. “Është e hidhur kur pas disa dekadave sakrificë e mund, nuk e shohim vendin ashtu siç e deshëm.
Greqia, BE: “Marrëveshjet ndryshojnë në unanimitet”. Merkel shmang përballjen me Tsipras, skeptike ndaj planeve të tij për mëkëmbjen e ekonomisë
Kancelaria gjermane Angela Merkel dëshiron të evitojë një përballje të drejtpërdrejtë me kryeministrin grek Alexis Tsipras. Me gjasë kjo është një nga arsyet që mund të çojë në një takim bilateral midis të dyve javën e ardhshme në Këshillin Evropian, atë të datës 12 shkurt, në Bruksel. Lajmin e publikuar në “Ansa” e ka dhënë Bloomberg, zyrtar i qeverisë gjermane. Sipas burimeve, në fjalë, qëllimi i kancelares Merkel është t’i demonstrojë Tsipras të qenit e izoluar në Evropë.
Panariti: Do kërkojmë ndihmën e BE-së për fonde solidariteti pas dëmeve nga përmbytjet
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka thënë në një intervistë për tema Tv se të gjithë banorët e dëmtuar nga moti i keq do të dëmshpërblehen dhe për këtë Shqipëria do të kërkojë ndihmën e Bashkimit Europian. “Menjëherë pas përmbylljes së situatës me rreshjet, ne do të aplikojmë për të përfituar nga fondet e solidaritetit të Bashkimit Europian. Këtë praktikë e ka ndjekur më parë Serbia, kur u përfshi nga përmbytjet, Kroacia, Greqia, por edhe Italia. Është radha jonë të përfitojmë pasi jemi në katastrofë natyrore.
Donald Lu: SHBA-të mbështetje Shqipërisë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve hetimore dhe pavarësisë institucionale
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një ndihmesë shumë të rëndësishme në forcimin e kapaciteteve hetimore dhe në rritjen e pavarësisë institucionale, u shpreh Llalla.
Terrorizmi, rishfaqen alarmet për bombë në zyrat e Parlamentit Europian. Alarmi i 13-të i rremë në tri javët e fundit
Tri ndërtesa të kompleksit ku gjendet Parlamenti Evropian në Bruksel janë evakuuar për shkak të një automobili të dyshimtë që ishte parkuar në afërsi, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Sipas “Ansa” automjeti i dyshuar, i identifikuar nga forcat e rendit belg, ishte parkuar në rrugë, përballë disa zyrave administrative të Parlamentit Europian ku gjenden shërbimet e komunikimit të institucionit. “Nuk ka vend për asnjë rrezik. Nuk bëhet fjalë për eksploziv”, mësohet të jetë shprehur menjëherë pas kontrolleve të imëta të policisë, zëdhënësi i Parlamentit Evropian Marjory Van Den Broeke.
Berisha, një sondazh i pavërtetë dhe tentativa për ca fitime të vërteta përmes klikimeve
Një faqe false në FB me emrin e Liri Berishës, (false, sepse zonja Berisha nuk pranon të jetë faqja e saj, e po kështu konfirmohet edhe nga burime pranë PD-së) ka provokuar një debat përmes një sondazhi me pyetjen që në fakt po bëhet kudo: A duhet të kthehet Sali Berisha në “postet drejtuese të vendit?” Sidoqoftë, është një pyetje që po bëhet ndërkohë, duke patur parasysh dhe opozitëbërjen anemike dhe jobindëse të Lulzim Bashës. Rikandidimi i kërkuar në Tiranë për Bashën, tingëllon si kurth drejt një humbjeje të sigurtë.
Një kronikë e shkurtër politike për përmbytjet
“Moti i terbuar na ka vene perpara nje sfide te rende por te gjitha strukturat po pergjigjen me efiçence te plote. Ne mesdite per ne FR-VL”. Ky është statusi i kryeministrit Edi Rama sot, në “Facebook”. Pra përmbytjet po i shkakton moti. “Burg për motin e keq”, shkruan dikush si për të përmbledhur thelbin e muajve të fundit të qeverisjes. Por kjo e përmbytjeve, që do të duhet të krijonte solidaritet, edhe njëherë riprodhon ndarje; opozita thotë që qeveria nuk punon, kurse qeveria bën më të mirën për të treguar se “ka bërë të pamundurën.