Arkiv-Lajme
"Penghu 1” mund të jetë lloji i katërt i njeriut prehistorik që ka populluar Azinë para Homo Sapiens
Një fosil nofulle njerëzore, gjetur nga një peshkatar tajvanez, mund të shënohet si zbulim i një lloji të ri të njeriut prehistorik. Gjetja e rrallë mendohet të jetë 200 mijë vjeçare dhe nisur nga ndryshimet që paraqet, presupozon një lloj të ri, që është quajtur “Penghu 1”, sipas kanalit ku u gjet nga peshkatari tajvanez. Tre llojet e tjera që kanë populluar Azinë, përpara daljes në skenë të Homos Sapiens, janë përkufizuar si Homo erectus, Homo floresiensis dhe Neandertalët në malet Altai në Rusi. Ekipi i drejtuar nga Dr.
Vlerësim i munguar për prof. Ramadan Sokolin. E bija: “U propozua dekorata “Nderi i Kombit”, por Presidenti nuk pati kohë ta shqyrtonte”
“Arratia e peshku të kuq”, emision i drejtuar nga Rezarta Reçi dhe transmetuar në “News24”, i kushtohej në serinë më të fundit, Ramadan Sokolit, etnomuzikologut të njohur, që u nda nga jeta në vitin 2008. Formati i emisionit bazohet në intervistën dhe Reçi kishte sjellë me këtë rast prononcime, dëshmi dhe mendime nga ish-kolegë apo nxënës të prof. Sokolit. Disa fjalë i ka thënë edhe e bija, Mirlinda Sokoli, e cila ka tërhequr vëmendjen në faktin e rrahur shpesh edhe në shkrime të ndryshme, për mosvlerësimin sa duhet të punës së Sokolit nga shteti shqiptar.
Shteti Islamik ekzekuton gazetarin japonez Kenji Goto. Ekzekutor, “britaniku John”
Shteti Islamik ka shpërndarë sot një video në të cilën tregohet ekzekutimi i gazetarit japonez, Kenji Goto. Për Goto, ISIS kishte kërkuar lëshimin e xhihadisti iraken, Sajida Rishaw, i mbajtur në Jordani. Video është njoftuar nga faqja Site, që monitoron veprimtaritë xhihadist, sipas të cilës materiali filmik është përgatitur nga al-Furqan, media e ISIS. Ekzekutori është i mirënjohuri “John xhihadisti”, terroristi me theks britanik që është shfaqur edhe në video-ekzekutime të tjera. Qeveria japoneze ka deklaruar se po përpiqet të autentifikojë videon.
Procesi i Berlinit, samiti i ardhshëm në Prishtinë. “Priten 3-4 miliardë dollarë investime”, shkruan “Koha Ditore”
“Koha Ditore” raporton se takimi i radhës në kuadër të procesit të Berlinit, do të jetë Samiti i Prishtinës, të cilin do ta drejtojë ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. “Siç mëson KosovaPress, nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi do të udhëheqë me Procesin e Berlinit, duke u bërë nikoqir zyrtar i samitit të ardhshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Prishtinës do të tubojë 6 ministrat e jashtëm, përfshirë edhe vizitën e parë të Ivica Daçiqit, si ministër i Jashtëm i Serbisë. Po ashtu do të mblidhen edhe ministrat e transportit.
Shqipëria ndër vendet ku abuzohet me të drejtat e njeriut. The Sun: Blair miliona paund nga përfshirja e bizneseve të tij të cilësuara si “vullnetare”.
Gazeta “Panorama” ka bërë publik një artikull që “The Sun” ka botuar në faqet e shtypit të sotëm sa i takon përfshirjes së ish-kryeministrit Tony Blair dhe perandorisë së biznesit të tij në shumë vende të botës. “The Sun” shkruan se shumica e tyre janë vende të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat. Në listën e vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, në të cilën Blair luan rolin e këshilltarit të kreut të ekzekutivit.
Albin Kurti: Jablanoviçi dhe Trepça pika nevralgjike për Kosovën. Serbia kërkon bosnjëzimin e Kosovës
E ndërsa në Kosovë, qeveria dhe opozita po këmbejnë kritika pas protestave të së martës që u përfshinë nga dhuna, e cila la pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja argumenton për “Zërin e Amerikës” arsyen se përse ndodh e gjithë kjo situatë. Sipas tij, shkarkimi i një ministri serb në qeverinë e Kosovës por edhe fati i kompleksit të minierave të Trepçës janë motivet kryesore.
Çështja e emrit të Maqedonisë, shefi i ri i diplomacisë greke, Nikos Koxias kishte kërkuar lobim me shqiptarët
Nikos Koxias, ministri i sapozgjedhur i punëve të jashtme të Greqisë, disa vite më parë kishte theksuar se duhej të arrihej një marrëveshje me politikanët shqiptarë në Maqedoni për një emër konkret të vendit dhe të lobohej më pas për pranimin e kësaj zgjidhje. Sipas agjencisë “INA” Koxias këtë e kishte theksuar në vitin 2010 në një televizion grek ERTZ. “Greqia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar është dashur të merret vesh me politikanët shqiptarë në Maqedoni për emër konkret dhe të lobojë për atë që të pranohet.
Ministri grek i Financave, kritikë në transmetim direkt: “Jam një fan i madh i BBC-së, por nuk kam dëgjuar raportim më të pasaktë”
Ministri i ri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis duket të jetë një nga gjetjet më të goditura të Syrizës. Një profesor me karrierë akademike dhe i njohur në Perëndim, Varoufakis ka publikuar disa libra për krizën e fundit, të cilët janë pritur shumë mirë. Ai u vu në qendër të vëmendjes vetëm dje, gjatë konferencës për shtyp me kreun e Eurogrupit, Jeroen Dissebloem, kur i ka deklaruar ndërprerjen e bisedimeve me këtë përfaqësi; deklaratë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit dhe largimin nga konferenca. Mirëpo Varoufakis ka patur një tjetër ballafaqim po dje.
Zgjedhjet lokale, Dule: Në koalicion me PS-në, do synojmë kandidatë të përbashkët
Nga qyteti i Korçës, kreu i PBDNJ-së, parti në koalicionin qeverisës bëri me dije se brenda forcave te majtës na nisur procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për vendoret e këtij viti. Sipas “Top Channel” pas takimit me strukturat Vangjel Dule deklaroi për mediat se emrat do te dalin pas diskutimit me koalicionit, duke pohuar në këtë mënyre se do te tentohet që koalicioni i majtë të dalë me kandidatë të përbashkët.
Vuçiç, për gazetën austriake “Die Presse”: Serbia nuk është armik i Shqipërisë dhe anasjelltas
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, flet për gazetën austriake “Die Presse” në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjen e shumëdebatuar të dronit në stadiumin e Beogradit. Ai thotë se i ka emrat e shqiptarëve që hodhën dronin” Këta njerëz erdhën nga Italia dhe kanë marrë një dhomë pranë stadiumit. Ishte e organizuar dhe e përgatitur shumë mirë. Por ne e kemi zgjidhur këtë çështje. Unë e kam takuar dy herë kryeministrin shqiptar që atëherë dhe kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme.