Shteti Islamik ekzekuton gazetarin japonez Kenji Goto. Ekzekutor, “britaniku John”

Shteti Islamik ka shpërndarë sot një video në të cilën tregohet ekzekutimi i gazetarit japonez, Kenji Goto. Për Goto, ISIS kishte kërkuar lëshimin e xhihadisti iraken, Sajida Rishaw, i mbajtur në Jordani. Video është njoftuar nga faqja Site, që monitoron veprimtaritë xhihadist, sipas të cilës materiali filmik është përgatitur nga al-Furqan, media e ISIS. Ekzekutori është i mirënjohuri “John xhihadisti”, terroristi me theks britanik që është shfaqur edhe në video-ekzekutime të tjera. Qeveria japoneze ka deklaruar se po përpiqet të autentifikojë videon. Goto, ishte një gazetar freelance 47 vjeçar dhe i cili kishte hyrë në Siri në muajin tetor, me synim lirimin e japonezit tjetër të ekzekutuar, Haruna Yukawa.
s.z
Add new comment