Procesi i Berlinit, samiti i ardhshëm në Prishtinë. “Priten 3-4 miliardë dollarë investime”, shkruan “Koha Ditore”

“Koha Ditore” raporton se takimi i radhës në kuadër të procesit të Berlinit, do të jetë Samiti i Prishtinës, të cilin do ta drejtojë ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. “Siç mëson KosovaPress, nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi do të udhëheqë me Procesin e Berlinit, duke u bërë nikoqir zyrtar i samitit të ardhshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Prishtinës do të tubojë 6 ministrat e jashtëm, përfshirë edhe vizitën e parë të Ivica Daçiqit, si ministër i Jashtëm i Serbisë. Po ashtu do të mblidhen edhe ministrat e transportit. Ekspertët e angazhuar në këtë proces, thonë se priten diku rreth 3-4 miliardë euro mjete të freskëta investive në projekte të madhësive të ndryshme – nga autostrada Adriatik - Jon, që lidh Kroacinë dhe Shqipërinë nëpërmjet Malit të Zi, deri tek lidhja e autostradës “Ibrahim Rugova” nga Prishtina për në Nish, ku Kosova fiton dalje në Korridorin e 8 evropian”, raporton KD.
s.z
Add new comment