Shqipëria ndër vendet ku abuzohet me të drejtat e njeriut. The Sun: Blair miliona paund nga përfshirja e bizneseve të tij të cilësuara si “vullnetare”.

Postuar në 31 Janar, 2015 11:58

Gazeta “Panorama” ka bërë publik një artikull që “The Sun” ka botuar në faqet e shtypit të sotëm sa i takon përfshirjes së ish-kryeministrit Tony Blair dhe perandorisë së biznesit të tij në shumë vende të botës. “The Sun” shkruan se shumica e tyre janë vende të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat. Në listën e vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, në të cilën Blair luan rolin e këshilltarit të kreut të ekzekutivit. “Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”­ shkruan gazeta. Në krye të artikullit një paragraf më vete i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Bleri punon si këshilltar vullnetar. Por “Amnisty International” thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. “Amnisty International” shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat ”­ shkruan The Sun për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.

 

l.v

 

http://www.panorama.com.al/2015/01/31/the-sun-blair-miliona-paund-nga-vendet-ku-abuzohet-me-te-drejtat-e-njeriut-ne-liste-edhe-shqiperia/

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Blair eshte Padrino ne cdo qeveri te cdo shteti ku mbizoteron kaosi dhe anarkia duke ja nisur nga Egjypti, Libia, Tunizia, Shqiperia e deri ne shume vende te tjera te Afrikes. Per kete veprimtari te jashteligjshme te tij, kete vit ne Britanine e Madhe do te dale nje film kushtuar ketij krimineli lufte qe duhet te ishte ne Hage.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.