Shqipëria ndër vendet ku abuzohet me të drejtat e njeriut. The Sun: Blair miliona paund nga përfshirja e bizneseve të tij të cilësuara si “vullnetare”.

Gazeta “Panorama” ka bërë publik një artikull që “The Sun” ka botuar në faqet e shtypit të sotëm sa i takon përfshirjes së ish-kryeministrit Tony Blair dhe perandorisë së biznesit të tij në shumë vende të botës. “The Sun” shkruan se shumica e tyre janë vende të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat. Në listën e vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, në të cilën Blair luan rolin e këshilltarit të kreut të ekzekutivit. “Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat” shkruan gazeta. Në krye të artikullit një paragraf më vete i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Bleri punon si këshilltar vullnetar. Por “Amnisty International” thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. “Amnisty International” shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat ” shkruan The Sun për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.
l.v
Comments
Blair eshte Padrino ne cdo
<p>Blair eshte Padrino ne cdo qeveri te cdo shteti ku mbizoteron kaosi dhe anarkia duke ja nisur nga Egjypti, Libia, Tunizia, Shqiperia e deri ne shume vende te tjera te Afrikes. Per kete veprimtari te jashteligjshme te tij, kete vit ne Britanine e Madhe do te dale nje film kushtuar ketij krimineli lufte qe duhet te ishte ne Hage.</p>
Add new comment