Arkiv-Lajme

Ministri Beqaj ka një argument për testimin e personelit mjekësor: “Do zbatojmë bazën ligjore”. Dhe një denoncim live në “Opinion”

Postuar në 29 Janar, 2015 16:37

Kush është përpjekur të kuptojë diçka se përse po bëhet testimi i mjekëve, ndoshta nuk ka arritur edhe pasi ka ndjekur ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja në “Opinion”. Ministri ka premtuar se do të zbatojë ligjin, edhe pse ka shtuar se e merr me shumë lehtësi këtë çështje. “Ne i dimë problemet dhe situatën dhe nuk ka pse të këmbëngulim kaq shumë për anën formale”, tha ai duke iu drejtuar Tritan Shehut. Ky i fundit ka nënvizuar se testimi është kundërligjor, pasi në përmbushje të detyrimeve ligjore, do të duhej që personelit mjekësor t’i lihej 6 muaj kohë para testimit.

Ambasadorja amerikane në Prishtinë dënon dhunën në protestë. “Kam biseduar me shumë njerëz. Janë shumë të shqetësuar”

Postuar në 29 Janar, 2015 14:40

Protesta e fundit në Kosovë, “përjetohet” si prag destabiliteti, ndonëse precipitimi i çdo proteste në thelb është përgjegjësi e qeverisë. Dhe lidhur me këtë çështje është prononcuar sot edhe ambasadorja amerikane në prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e cila përmes një interviste për “Zërin e Amerikës” ka dënuar aktet e dhunës. "Protesta paqësore është një e drejtë e rëndësishme demokratike. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që protestat të shtunën dhe të martën u bënë të dhunshme. Kam biseduar me shumë njerëz këtu në Kosovë që janë shumë të shqetësuar me dhunën", tha Jacobson.

"Ideologjizim i dijes universitare, statistika fiktive dhe fabrikim diplomash”, disa nga pasojat e ligjit të ri për A. e Lartë sipas Artan Fugës

Postuar në 29 Janar, 2015 13:32

Artan Fuga ka postuar në “Facebook” një rezyme të asaj që ai mendon se mund të pasojë nga miratimi i ligjit për arsimin e lartë. Dhe nëse lexohet ajo që shkruan Fuga, me këtë ligj, thjesht pasurohet statistika e numrit të ligjeve. “Çfarë do të ndodhë pas aprovimit të ligjit për arsimin e naltë që i shtetëzon universitetet? Ne pedagogët do të vazhdojmë të marrim grada dhe titujt me shkrime në revista që veç llafeve nuk kanë asnjë dobi tjetër. Ideologjizimi i dijes universitare do të vazhdojë të forcohet në kufijtë e propagandës.

20 mijë ha pyje me pisha rrezikojnë asgjësimin si pasojë e sëmundjes së procesionares. Ministri Koka: “Nuk është ndërhyrë për 23 vjet”

Postuar në 29 Janar, 2015 12:43

20 mijë hektarë pyje me pisha rrezikojnë të zhbëhen, por kësaj radhe jo si pasojë e ndërhyrjes së njeriut, por e mosndërhyrjes së tij. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka bërë të ditur se kaq është sipërfaqja e pyjeve me pisha që rrezikohen nga sëmundja e procesionares, e cila ka sjellë këtë gjendje, pasi është neglizhuar për 23 vjet.

E panjohura greke - Presidenti i PE-së, Schulz, flet për zgjidhje të përbashkët. Kryeministri grek nuk tërhiqet: "Kjo do të kërkojë kohë"

Postuar në 29 Janar, 2015 12:07

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz është shprehur pas takimit me kryeministrin e ri grek, Tsipras, se është rënë dakord për “një zgjidhje të përbashkët”. “Kishte një frikë që Alexis Tspras ndiqte zërin e tij, por kjo nuk është e vërtetë, ai është pro bisedimit…”, theksoi Schulz. Ai është zyrtari i parë europian që viziton Athinën pas zgjeshjeve të fundit greke. Mirëpo kjo deklaratë nuk thotë shumë, pasi është vetë Schulz që ka shtuar se "diskutimi ka për të qenë kontroversial", apo se "pati mosmarrëveshje në disa pika".

Rruga e Arbrit, qeveria premton se ndërtimi nis në muajin prill. Realizimi nga një firmë kineze

Postuar në 29 Janar, 2015 10:16

Qeveria shqiptare është optimiste se ndërtimi i rrugës së Arbrit do të nisë brenda muajit prill. Kjo është parlajmëruar nga ministri i Transporteve, Edmond Hashinasto, i cili ka shtuar se për firmosjen e kontratës do të duhet një ligj i posaçëm. Firma që merr përsipër punimet është China State Construction, e cila ka paraqitur ofertën. Më herët qeveria shqiptare ka firmosur një memorandum me bankën kineze, Exim Bank, që është edhe financuesja e rrugës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.
s.z

Edmond Tupja: ““Lahuta e Malësisë”, kryevepër. Do të vijë koha që do të ripërshtatet në shqipen e sotme”

Postuar në 29 Janar, 2015 09:31

Edmond Tupja, përkthyes dhe pedagog në Universitetin e Tiranës ka qenë i ftuari i sotshëm në emisionin “Kromikë e Pambaruar” të drejtuar nga Diana Çuli. Tupja shqetësohet shumë për gjuhën shqipe, deformimin e ligjërimit publik etj., por ai ka folur edhe për letërsinë. Ka hedhur një ide që na kujton fatin e veprës “Këngët e Miloasos” të De Radës, që qarkullon në versionin e përshtatur të shqipes standarde.

Revista gjermane "Der Freitag": Nis sirtaki…për Ciprën dhe Merkel

Postuar në 29 Janar, 2015 09:22

Nis sirtaki…për Ciprën dhe Merkel. Në këtë mënyrë e perifrazon revista e përjavshme gjermane “Der Freitag”  triumfin në zgjedhje të kreut të  SYRYZA-s, Aleksis Tsipras, duke  satirizuar  me qëndrimin që do të duhet të mbajë Gjermania  pas  ardhjes në pushtet të radikalëve të majtë.

Teksa komenton  foton e kopertinës revista  shkruan se ndonëse Tsipras duket i qeshur, fytyra e Merkel nuk tregon të njëjtën gjë, pasi kancelarja gjermane nuk duket të ketë edhe aq dëshirë për të kërcyer me ritmet greke.

 

l.m

Një OJQ akuzon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe për krime luftë në Kosovë. “Kemi dokumente...”

Postuar në 29 Janar, 2015 08:26

Masakra mbi civilë dhe fshehje kufomash. Këto janë akuzat që Fondi për të Drejtën Humanitare ngrenndaj shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviç. Për këtë çështje, FDH ka mbajtur një konferencë për shtyp në Beograd përmes së cilës ka njoftuar se disponon dokumenta që implikojnë Dikoviç në krime lufte, konkretisht në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë.

Rrëzohet helikopteri me drogë në Spanjë. Pilotohej nga majori i ushtrisë shqiptare, Sokol Feka

Postuar në 29 Janar, 2015 06:27

I pari që dha lajmin se një helikopter  me drogë që pilotohej nga majori i ushtrisë shqiptare, Sokol Feka u rrezua ne Spanje ishte kryeministri Rama gjatë seancës parlamentare. Më pas ministria e Mbrojtjes zbardhi gjithçka në një deklaratë për mediat ku sqaroi se

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme