Ambasadorja amerikane në Prishtinë dënon dhunën në protestë. “Kam biseduar me shumë njerëz. Janë shumë të shqetësuar”

Protesta e fundit në Kosovë, “përjetohet” si prag destabiliteti, ndonëse precipitimi i çdo proteste në thelb është përgjegjësi e qeverisë. Dhe lidhur me këtë çështje është prononcuar sot edhe ambasadorja amerikane në prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e cila përmes një interviste për “Zërin e Amerikës” ka dënuar aktet e dhunës. "Protesta paqësore është një e drejtë e rëndësishme demokratike. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që protestat të shtunën dhe të martën u bënë të dhunshme. Kam biseduar me shumë njerëz këtu në Kosovë që janë shumë të shqetësuar me dhunën", tha Jacobson. Ku ta gjejmë paralelen e këtij qëndrimi? Me siguri në pas 21 janarin 2011, kur ambasadori i atëhershëm Arvisu, u shty më tutje sesa të dënonte dhunën, teksa e quajti ish-kryeministrin “burrë shteti”. Përkufizim që e hodhi pas krahëve më vonë. Jacobson nuk ka folur për burra shteti, por konferenca e shtypit Thaçi-Mustafa dhe analogjia që Thaçi bëri me ’97-ën dhe 21 janarin në Shqipëri, e plotësojnë këtë kuadër që mund të ndodhë vetëm në vende ai Shqipëria dhe Kosova. Vende ku vetëm atyre që janë poshtë u kërkohet respektimi i parimeve demokratike.
s.z
Add new comment