20 mijë ha pyje me pisha rrezikojnë asgjësimin si pasojë e sëmundjes së procesionares. Ministri Koka: “Nuk është ndërhyrë për 23 vjet”

Postuar në 29 Janar, 2015 12:43

20 mijë hektarë pyje me pisha rrezikojnë të zhbëhen, por kësaj radhe jo si pasojë e ndërhyrjes së njeriut, por e mosndërhyrjes së tij. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka bërë të ditur se kaq është sipërfaqja e pyjeve me pisha që rrezikohen nga sëmundja e procesionares, e cila ka sjellë këtë gjendje, pasi është neglizhuar për 23 vjet. “Një pjesë e pyjeve shqiptarë për rreth 20 mijë hektarë janë dëmtuar nga një sëmundje që pengon zhvillimin dhe bën zhdukjen e bimësisë, që është procesionarja, e cila nuk është një sëmundje që gjendet vetëm në pyjet shqiptare, por edhe në vende të tjera europiane. Por, ndryshe nga shumë vende të tjera, të cilat kanë marrë aksione të përvitshme për zhdukjen e kësaj sëmundjeje, në Shqipëri diçka e tillë nuk ka ndodhur. Pikërisht dje në mbledhjen e qeverisë është marrë një vendim shumë i rëndësishëm për të bërë një ndërhyrje për eliminimin e kësaj sëmundjeje, pasi është konsideruar një emergjencë kombëtare dhe besoj se shumë shpejt do të fillojmë nga puna”, u shpreh Koka. Një mënyrë është edhe mbjellja e fidanëve të rinj që për vitin e kaluar arriti në 2.5 milionë findanë.
http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=292071
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.