Arkiv-Lajme

Wall Street Journal: Greqia mund të sakrifikohet për të mbajtur Spanjën në Eurozonë

Postuar në 29 Janar, 2015 05:44

Alsksi Tsipras do të bëjë shumë gabim nëse beson se Eurozona do të tërhiqet nga presioni i qeverisë greke. Kështu shkruan gazeta Wall Street Jornal teksa nënvizon se Bashkimi Evropian mund të sakrifikojë Greqinë, për të shpëtuar Spanjën dhe garantuar qëndrimin e saj në Eurozonë.

Sipas Wall Street Journal, kur kanë mbetur edhe pak ditë për arritjen e një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë qëndrimi i qeverisë greke të udhëhequr nga Tsipras është i tillë që po shkakton përplasje me partnerët europianë.

Kallëzohet nga INUK kryetari i komunës Petrelë dhe këshilli teknik. Kishte fshehur dy lejet e dhëna për ndërtimin e një fshati turistik

Postuar në 29 Janar, 2015 05:05

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kallëzuar penalisht kryetarin e Komunës Petrelë,  Ylli Kupi, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik të kësaj Komune, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. Sipas kryeinspektores së INUK, Dallëndyshe Bici, gjate inspektimit ne kete zone, u vërejten dy leje zhvillimore  për ndërtimin e një fshati turistik në këtë zone, të cilat  nuk janë të botuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, as si akte ligjore, as si aplikim online për leje ndërtimi.

Projektligji për Arsimin e Lartë. Kthehet mesatarja në shkollat e mesme, ndryshon mënyra e hyrjes në universitete

Postuar në 29 Janar, 2015 04:08

Ministria e Arsimit ka nisur diskutimet me universitetet të Projektligjit të ri për Arsimin e Lartë, ku ndër të tjera parashikohet edhe ndryshimi i sistemit të vlerësimit për maturën dhe hyrjen e të rinjve në universitete.

Sipas gazetës “Shekulli”, ky ndryshim pasqyrohet në nenin 77, pika 1 i cili citon se pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kritetin e notës mesatare, të përcaktuar çdo vit me udhëzim të Ministrisë së Arsimit.

Tsipras: Pakti detar, t’i thonim jo Shqipërisë për NATO-­n dhe statusin në BE

Postuar në 29 Janar, 2015 02:40

"Pakti detar, Tsipras: Vija të kuqe Tiranës” shkruan sot “Gazeta Shqiptare”  duke iu referuar gazetes “Enicos. gr”. Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në një intervistë televizive të dhënë në datën 13 janar, për median greke “Enicos. gr” në kulmin e fushatës elektorale e ka cilësuar të gabuar qëndrimin që Athina zyrtare mbajti në raport me Shqipërinë lidhur me çështjen e paktit detar.

Buxheti i Bashkisë së Tiranës, rriten investimet në arsimin parauniversitar

Postuar në 29 Janar, 2015 01:34

“Gazeta Shqiptare” shkruan se arsimi parauniversitar është një ndër tre sektorët që zë më shumë peshë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe veç i investimet në kopshtet dhe shkollat ekzistuese,kjo  bashki synon edhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore në zonat informale ku ka mungesë të këtyre institucioneve. Në vitet 2015­ 2017, investimi në arsimin para­ shkollor do të zërë 21% të investimeve të Bashkisë së Tiranës.

Analistët në “Kosova Sot”: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Postuar në 29 Janar, 2015 01:21

"Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja". Me këtë titull e nis shkrimin kryesor e përditshmja “Kosova sot”. Sipas saj, kriza politike duket se imponon zhvillime të reja, ndërkohë që analistët e vlerësojnë të dështuar në start koalicionin PDK-LDK. “Kosova Sot” shkruan se shpërthimi i pakënaqësive të qytetarëve, që ndërlidhet me gjendjen e rëndë në vend, si pasojë e keqqeverisjeve, që kulmuan me koalicionin e dy partive,që mbajnë përgjegjësinë për shumë dështime, mund ta vërë në rrezik Qeverinë aktuale.

Kosovë, mediat flasin për një dorëheqje të afërt të Jabllanoviçit

Postuar në 28 Janar, 2015 19:38

Mediat në Kosovë flasin për një dorëheqje të afërt të ministrit Aleksandër Jabllanoviç. I vënë në qendër të vëmendjes pas deklaratave të tij për protestusit shqiptarë në Gjakovë, që reaguan ndj mbërritjes së disa pelgrinëve serbë me rastin e krishtlindjeve ortodokse, Jabllanoviç ka provokuar edhe protesta. Të cilat duhet thënë se kanë si temë kryesore Trepçën dhe dialogun me Serbinë. Për këto arsye, mediat kosovare shkruajnë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësimi tij, Hashim Thaçi, i kanë kërkuar dorëheqjen Jabllanoviçit.

Një vlerësim i fundit nga Banka e Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë. Ku do të na çojë politika shtrënguese e bankave?

Postuar në 28 Janar, 2015 17:27

Një një relacion ku shpjegon arsyet e vendimit për uljen e normës bazë të intersit të lekut nga 2% Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë tregohet jo shumë optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Kjo për shkak të ritmit të ulët të investimeve dhe mungesës së financimit nga bankat si dhe infalacionit të importuar nga jashtë.

Kështu Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vëren se gatishmëria e bankave për të marrë përsipër rrezik dhe për të kredituar sektorin publik e privat në vendet e Evropës Lindore, përfshi dhe Shqipërinë, shfaqet ende e ulët.

Ndryshimi i ideuar para vdekjes së Hoxhës? Ish-kreu i sektorit ushtarak të KQ: “Nё “pazaret politike”, duhet tё jetë kёrkuar qё reforma tё niste pas vdekjes sё Enverit”

Postuar në 28 Janar, 2015 17:20

Gazeta "Dita" boton këto ditë një intervistë, të ndarë në disa pjesë, me Qani Durajn, ish-shef i Sektorit Ushatark të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Një pozicion i rëndësishëm për kohën. Duraj është përqendruar më marrëdhëniet mes partisë dhe ushtrisë, raportet e shtabit me Enver Hoxhën, heqjen e gradave, importimin e modelit kinez, përpunimin e teorisë së mbrojtjes dhe spastrimet që u bënë në ushtri. Intervista pajton rrëfimin me refleksionin nga një dëshmitar i nivelit të lartë.

Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë - “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Postuar në 28 Janar, 2015 14:54

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.  ResPublica po ju sjell të zbardhur një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme