Kallëzohet nga INUK kryetari i komunës Petrelë dhe këshilli teknik. Kishte fshehur dy lejet e dhëna për ndërtimin e një fshati turistik

Postuar në 29 Janar, 2015 05:05

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kallëzuar penalisht kryetarin e Komunës Petrelë,  Ylli Kupi, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik të kësaj Komune, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. Sipas kryeinspektores së INUK, Dallëndyshe Bici, gjate inspektimit ne kete zone, u vërejten dy leje zhvillimore  për ndërtimin e një fshati turistik në këtë zone, të cilat  nuk janë të botuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, as si akte ligjore, as si aplikim online për leje ndërtimi. Lejet zhvillimore janë dhënë për  ndërtesa individuale banimi 2 dhe 3 kate, me 1 kat nëntokë, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 24 mijë e 500 metër katrorë. Sipas INUK, plani i Detajuar vendor për zonën ku janë dhënë dy lejet e ndërtimit, konsiderohet NUL dhe pa fuqi juridike, për shkak se ende nuk ka hyrë në fuqi, sipas parashikimeve ligjore.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.