Wall Street Journal: Greqia mund të sakrifikohet për të mbajtur Spanjën në Eurozonë

Alsksi Tsipras do të bëjë shumë gabim nëse beson se Eurozona do të tërhiqet nga presioni i qeverisë greke. Kështu shkruan gazeta Wall Street Jornal teksa nënvizon se Bashkimi Evropian mund të sakrifikojë Greqinë, për të shpëtuar Spanjën dhe garantuar qëndrimin e saj në Eurozonë.
Sipas Wall Street Journal, kur kanë mbetur edhe pak ditë për arritjen e një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë qëndrimi i qeverisë greke të udhëhequr nga Tsipras është i tillë që po shkakton përplasje me partnerët europianë.
Ndërkaëq që në ditët e para të saj, qeveria greke është përfshirë në një debat me kreun e Komisionit Eurpian Martin Shulz, lidhur me qëndrimin e vendeve të bllokut për të ndërmarrë sanksione të reja ndaj Rusisë.
Kreu i qeverisë greke mësohet të jetë shprehur se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë vendime të njëanshme dhe se Greqia nga këtej e tutje do të trajtohet si partnere e barabartë me vendet e bllokut.
l.m
Add new comment